Mushkolaj ironizon me Hotin për njohjen nga Serbia

Aktuale

Mushkolaj ironizon me Hotin për njohjen nga Serbia

Nga: G.B Më: 4 shtator 2020 Në ora: 12:40
Avdullah Hoti

Serbisë i është ofruar një dokument në të cilin thuhet se duhet dhe ta njohë Kosovën si shtet.

Kështu ka bërë të ditur Aleksandër Vuçiq, derisa ka thënë se nuk e kanë pranuar atë.

E për këtë nuk ka pasur reagim nga delegacioni i Kosovës, përcjell Bota sot.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka ironizuar me kryeministrin Avdullah Hoti, duke thënë se në Prishtinë kishte deklaruar se do të diskutohet për njohje reciproke, ndërsa në SHBA është tërhequr nga kjo.

Postimi i tij i plotë:

Avdullah Hoti në Prishtinë: Në Washington do të diskutohet vetëm për njohje reciproke.

Avdullah Hoti në Washington: Na falni, njw fëmijë i vogël e ka shkru.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat