Hoti të martën do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Aktuale

Hoti të martën do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 12:42
NATO

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se të martën më 7 shtator do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Të martën, në selinë e NATO-s në Bruksel, takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoj për gatishmërinë”.

“Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat