Hoti ia “këput” shpresat Haradinajt: Gabove që e shpalle kandidaturën për president

Aktuale

Hoti ia “këput” shpresat Haradinajt: Gabove që e shpalle kandidaturën për president

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 21:41
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për të ardhmen e koalicionit qeverisës që ai udhëheq, pas paralajmërimeve se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është afër ndarjes nga partnerët.

Hoti ka thënë se nuk pret që partia e Ramush Haradinajt të braktisë koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Nuk besoj se do të largohen nga koalicioni”, është shprehur ai.

Hoti ka folur edhe për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të ardhshëm të vendit.

“Presidenti s’është pjesë e marrëveshjes së koalicionit”, ka treguar Hoti.

Sipas Hotit, Haradinaj “ka bërë gabim” që ka shpallur kandidaturën për president.

“Nuk është koha për zgjedhjen e presidentit. Zyra e presidentit nuk është zbrazët”, ka thënë ai.

“Kandidaturat shpallen vetëm në Kuvend, dhe jo nga zyrat e partive politike”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat