Miftaraj reagon në lidhje me obligimin e maskave për fëmijët nga prindërit: Është obligim i shtetit

Aktuale

Miftaraj reagon në lidhje me obligimin e maskave për fëmijët nga prindërit: Është obligim i shtetit

Nga: A.M Më: 10 shtator 2020 Në ora: 13:10
Ehat Miftaraj

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot gjatë takimit të mbajtur, ka propozuar që me datën 14 shtator të fillojnë mësimin klasat 0, 1, 2, 3, 6, 10 në të gjitha shkollat në Republikën e Kosovës.

Pas këtij vendimi ka reaguar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi i cili përmes një postimi në rrjetin social facebook ka ironizuar duke thënë se që nga nesër duhet me hy kreditë për të blerë maska për fëmijët.

“Nesër drejtë e në bankë me hy në kredit, për me ble maska për fëmijë që fillojnë mësimin javën e ardhshme”, tha Miftarj, përcjell Bota sot.

Ai shtoi se qeveria në njëfarë mënyre po i obligon prindërit me i siguru maskat për fëmijët e tyre.

Positimi i plotë

Nesër drejtë e në bankë me hy në kredit, për me ble maska për fëmijë që fillojnë mësimin javën e ardhshme.

Qeveria i obligon prindërit me u siguru maska fëmijëve.

A mendon qeveria për ato familje që jetojnë me social, për ato familje që nuk kanë të ardhura, për ato familje që e kalojnë ditën me dy ose tre euro, dhe së paku një euro duhet me shpenzuar në maska për fëmijët e tyre.

A e dinë qeveria që shkollimi fillor dhe i mesëm është i detyrueshëm dhe është obligim i shtetit mu siguru edhe maskat për nxënësit.

A e din shteti?

Nejse ne kemi shtet në letër e pushtet që mendon vetëm për vete, familjarët dhe shërbëtoret e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat