Padia ndaj Ragmi Mustafës veç se ngriti flamurin kombëtar, vjen reagimi nga Haradinaj – zbulon arsyet pse e bëri Serbia!

Aktuale

Padia ndaj Ragmi Mustafës veç se ngriti flamurin kombëtar, vjen reagimi nga Haradinaj – zbulon arsyet pse e bëri Serbia!

Nga: N. H Më: 12 shtator 2020 Në ora: 11:26
Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ragmi Mustafa

Shefja e diplomacisë së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar ndaj padisë së ushtruar dje nga gjykata e Vranjës ndaj Kryetarit të Këshillit Kombëtar në Luginë, Ragmi Mustafa veç se ai ka ngritur flamurin kombëtar shqiptar në vitin 2019.

Sipas Meliza Haradinaj-Stublla, e gjithë kjo është bërë për motive politike, dhe në kundërshtim me parimin e mosdiskriminimit dhe mbrojtjes të të drejtave të komuniteteve etnike.

Mes tjerash, ajo ka bërë me dije se shqiptarët në Luginë duhet të gëzojnë të drejtat e tyre të garantuara, njësoj sikurse janë të garantuara të drejtat e zgjeruara të serbëve në Kosovë.

Ja shkrimi i saj:

Padia e djeshme e gjykatës së Vranjës ndaj Kryetarit të Këshillit Kombëtar në Luginë, z.Ragmi Mustafa, veç se ai ka ngritur flamurin kombëtar shqiptar në vitin 2019, është qartazi e motivuar politikisht dhe në kundërshtim me parimin e mosdiskriminimit dhe mbrojtjes të të drejtave të komuniteteve etnike.

Në vend që të zotohet për njohje dhe avancim të të drejtave të komunitetit shqiptar, sidomos tani që kemi një dialog aktiv për njohje reciproke nën lehtësimin e aleatëve, Serbia vazhdon avazin e vjetër me politikë dhe institucione shqiptarofobike.

Shqiptarët në Luginë duhet të gëzojnë të drejtat e tyre të garantuara, njësoj sikurse janë të garantuara të drejtat e zgjeruara të serbëve në Kosovë.

Kjo NUK është rruga e Çmimit Nobel për Paqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat