Tahiri: Vjosa Osmani është kuadër i ri, largimi i saj nuk do ta dëmtojë LDK-në

Aktuale

Tahiri: Vjosa Osmani është kuadër i ri, largimi i saj nuk do ta dëmtojë LDK-në

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 20:20
Ramush Tahiri

Largimi i Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk duhet të dëmtojë këtë të fundit, thotë njohësi i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri.

“Unë nuk mendoj se do ta dëmtojë sepse në demokraci mund të ndodhë që partia me largimin e ndonjë kuadroje mund të reformohet e forcohet. Vjosa Osmani është kuadër i ri e perspektiv me orientim evroatlantik pra me filozofi politike përendimore, sipas mendimit tim e një profili liberal demokratik dhe është pritë se do të transformojë LDK dhe jo se do ta frakcionoj ate”, ka thënë ai në një bisedë.

“Në parim dukej mirë ama në veprimet konkrete nuk dukej institucionaliste dhe jo e argumentuar sidomos në proceset e fundit kur sikur ra në kundërshtim me politikën e SHBA për Kosovën. Duke ditur se politika amerikane për Ballkanin nuk është e ditës por është parimore dhe strategjike Vjosa Osmani nuk mund të ketë të ardhme në politikën e Kosovës”, ka thënë tutje ai.

Tahiri konsideron se mundësia që ajo t’i bashkohet Lëvizjes së Albin Kurtit nuk do të shihej si një veprim i menqur.

“A do të krijoj parti të re që duket se nuk ka kapacitete dhe kohë dhe mundësi apo do ti bashkangjitet Lëvizjes Vetëvendosje që nuk duket një veprim i menqur dhe i dinjitershëm apo do të krijojë në iniciativë politike që do të ketë identitetin e vet por që do të dalë në zgjedhje me nji listë të përbashkët me Vetëvendosjen.. kjo mu më duket ma e mundshme.”, thekson ai.

“Si do të jetë roli i saj dhe i grupacionit t ësaj mbetet të shihet dhe të lexohet platforma politike me qëndrimet për çështjet aktuale. Në të kaluarën Partia Social Demokrate e Kosovës nuk pati sukses në listën e përbashkët me AAK e as disa parti të tjera që u bënë me disa parti më të mëdha .. Edita Tahiri ose Mimoza Kusari ose Ilir Deda ose Valon Murati..jo pa ndikim por jo të dëshiruar”, shtoi Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat