Diskutohet lidhur me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë

Aktuale

Diskutohet lidhur me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 08:31
Pamje nga takimi i Washingtonit

Kryeministri Avdullah Hoti sot merr pjesë në Tryezën e diskutimit: Kryeministri përballë “Platformës së shoqërisë civile për dialog”, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovë.

Në këtë tryezë do të diskutohet lidhur me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë si dhe pritjet nga procesi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ngjarja do të zhvillohet me fillim prej orës 11:00.

Disa nga çështjet të cilat synohet të trajtohen janë:

– Cilat ishin pritshmëritë dhe arritjet e marrëveshjes së Uashingtonit?

– Si do të garantohet implementimi i kësaj marrëveshjeje nga të dy palët? A do të ketë diskutime të mëtejme lidhur me planin e zbatimit të saj?

– Çfarë statusi juridik ka kjo marrëveshje? A është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës? Pse nuk po ratifikohet në Kuvend?

– Si do të kontribuojë kjo marrëveshje drejtë njohjes reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë?

– Cilat janë elementet e procesit të ndërmjetësuar nga BE? A pritet të ketë pjesëmarrje të SHBA-ve në këtë proces?

– Si do të garantojë Kryeministri Hoti transparencën rreth këtij procesi? Po konsensusin në mes të spektrit politik?.

Ky diskutim organizohet në kuadër të projektit “Promovimi i një procesi të mirë informuar dhe pjesëmarrës në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi” i mbështetur nga Ambasada e Zvicrës dhe Ambasada Gjermane në Kosovë.

Kjo ngjarje do të organizohet në përputhje të plotë me rekomandimet dhe udhëzuesit e institucioneve shëndetësore për distancim dhe higjenë, për shkak të situatës me pandeminë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat