​Ministrja Dumoshi u premton mbështetje të rinjve nga etni të ndryshme

Aktuale

​Ministrja Dumoshi u premton mbështetje të rinjve nga etni të ndryshme

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 12:07
Foto gjatë takimit

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka pritur në takim një grup të të rinjve të Kosovës, nga etni të ndryshme për të cilët ofroi përkrahje.

Dumoshi tha se do t’i dëgjojnë kërkesat e tyre me qëllim që ato të përfshihen në politikat e ministrisë.

Derisa u ka uruar muajin e rinisë, ministrja Dumoshi tha se me buxhetin e tyre do i përkrahin të gjitha aktivitetet e rinisë së Kosovës.

Kurse, Egzona Shala, drejtoresh e ECOZ, tha se qëllimi i këtij takimi është krijimi i një takimi të ndërsjellët i cili nuk ka munguar.

Ajo tha se nëse të rinjtë sot nuk fuqizohen dhe motivohen nga institucioneve, atyre u pamundësohet puna dhe nuk arrijnë te një shoqëri e shëndosh.

Pas takimit në kabinetin e ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi të rinjtë të shoqëruar nga vetë ministrja po zhvillojnë edhe një vizitë në Muzeun e Kosovës, aktivitet ky për të shënuar edhe muajin e Trashëgimisë Kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat