Spanja ndërron deklaratat për njohjen e Kosovës, thotë se qëndrimi i saj mbetet i pandryshueshëm

Aktuale

Spanja ndërron deklaratat për njohjen e Kosovës, thotë se qëndrimi i saj mbetet i pandryshueshëm

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Një deklaratë e ministrisë së Jashtme të Spanjës se ky shtet mund ta njoh pavarësinë e Kosovës nëse arrihet një marrëveshje me Serbinë, nxiti mediat serbe që të kërkojnë sqarime shtesë nga diplomacia spanjolle.

E kjo e fundit, në përgjigjen e dhënë për “Beta”, shpalosi një deklaratë pak më ndryshe se ajo e djeshmja.

MPJ e Spanjës, tha se qeveria e Madridit mbanë ende qëndrimet e njëjta, ato të mosnjohjes së Kosovës, dhe se këtë e konsideron një akt të njëanshëm, dhe kundër ligjeve ndërkombëtare.

“Ne do vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga BE-ja, qëllimi i së cilës është një marrëveshje mbi pozicionin final të territorit të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga ministria e Jashtme e Spanjës.

Duke iu referuar marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, ministria e Jashtme spanjolle tha se kjo marrëveshje s’kishte të bënte me territorin, dhe në këtë formë, qëndrimi mbi pavarësinë e Kosovës dhe njohjen nga Madridi, mbetet i pandryshueshëm.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, EUObserver raportoi se shteti spanjoll mund ta njoh Kosovën nëse kjo e fundit në të ardhmen arrin marrëveshje me Serbinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat