Arsyetimi banal i Zafir Berishës për zgjedhjen koordinator për krime kibernetike: Jam 1.83 i gjatë

Aktuale

Arsyetimi banal i Zafir Berishës për zgjedhjen koordinator për krime kibernetike: Jam 1.83 i gjatë

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:35

I sapoemëruari në pozitën e Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike dhe Koordinator për Menaxhim të Emergjencave, Zafir Berisha, ka ironizuar kur është pyetur për specifikat që posedon për të ushtruar këto detyra.

“Jam i gjatë 1.83 metra. Për këtë jam specifik. Askush nga kolegët e mi nuk është sa unë”, ka deklaruar ai.

“Nuk është fushë për të bërë reklamë dhe fushatë elektorale. Në fund të fundit sot kam marrë këto përgjegjësi. Kam pasë përgjegjësi edhe më të mëdha se kjo dhe besoj se do t’i kryej me përgjegjësi. Jam mjaftueshëm për të ditur për të koordinuar mekanizmat e rregullt në fushën e kibernetikës në institucionet të Kosovës. Koordinatori është për t’i raportuar ministrit, jo për t’u marrë me çështjet specifike”, ka deklaruar Berisha në Klan Kosova.

Sa i përket rastit të hakimit të llogarisë së tij në Facebook, ai ka njoftuar se e ka paraqitur rastin në polici, duke pretenduar se i njeh “sulmuesit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat