Shoferi i Ahmet Krasniqit: Shteti shqiptar i asaj kohe, i largoi të gjitha armët nga objekti ku banoi kolonel Krasniqi

Aktuale

Shoferi i Ahmet Krasniqit: Shteti shqiptar i asaj kohe, i largoi të gjitha armët nga objekti ku banoi kolonel Krasniqi

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 21:35
Naim Geci

Ahmet Krasniqi me bashkëpunëtorë po darkonte me bashkëpunëtorë më 21 shtator 1998 në një restorant në Tiranë. Kjo ishte darka e fundit e tij pasi po atë natë koloneli u vra.

Shoferi i Ahmet Krasniqit, Naim Geci ka rrëfyer disa detaje nga vrasja e Ahmet Krasniqit.

Geci në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se darkën e fundit Ahmet Krasniqi e kishte organizuar vet në shenjë nderimi për Agim Ramadanin, Sali Çekajn e Rrustem Berishën që ishin kthyer nga qendrat stërvitore.

Shoferi i Ahmet Krasniqit thotë se në darkë ka mundur të ishte i ftuar edhe Tahir Zemaj por për shkaqe sigurie ai nuk kishte ardhur në darkë duke shkuar te Zyra e Kosovës që në atë kohë në Tiranë.

“Zemaj për shkaqe sigurie qëndroi në Zyrën e Kosovës ku ishte përgjegjës Ismajl Ramajli. Isa Mustafa ishte ministër në atë kohë dhe normalisht ishte me qëndrim në atë zyre”.

Geci thotë Ahmet Krasniqi kishte ndërruar vendbanimin tri ditë para vrasjes por ai thotë se nuk ka dyshime se vendbanimi u ndërruar qëllimisht.

“Kemi pasur indikacione për kërcënime indirekte por jo aq sa të rrezikohej jeta e Ahmet Krasniqit”.

Shoferi i Ahmet Krasniqit thotë se shteti shqiptar në atë kohë nuk i ka lejuar të mbajnë armë.

“Na bastisën, na morën armët personale dhe nuk na lanë asnjë lloj armatimi në objekt” tha ndër të tjera Naim Geci./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat