Thaçi i prerë: Nuk synoj një mandat tjetër të presidentit

Aktuale

Thaçi i prerë: Nuk synoj një mandat tjetër të presidentit

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 21:54
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do të kandidojë më për postin e presidentit të vendit.

“Definitivsht nuk synoj një mandat tjetër në zyrën e presidentit”, është shprehur Thaçi.

Ndërsa për kandidaturën e Haradinajt, Thaçi refuzoi të komentojë.

“S’mendoj hiç për kandidaturën e Haradinajt. Është çështje e spektrit politik, jo e imja”, ka thënë Thaçi.

“Nëse më konfirmohet aktakuza  do të jap dorëheqje automatikisht”, shtoi Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat