Arrestimet e Eulex-it, akuza të rënda për Hashim Thaçin dhe Agim Veliun  

Aktuale

Arrestimet e Eulex-it, akuza të rënda për Hashim Thaçin dhe Agim Veliun  

Nga: A.M. Më: 26 shtator 2020 Në ora: 10:45
Hashim Thaçi

Profesori Enver Bytyçi, ka reaguar pas arrestimeve të bëra nga Eulex-i më urdhër të lëshuar nga Gjykata Speciale.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se mënyra se si u bënë arrestimet ishte fyese, denigruese.

“Policia heshti dhe duket që Agim Veliu bashkëpunon me dikë. Prokuroria po ashtu heshti. Presidenti nuk u ndje. Përkundrazi, fërkoi duart me shpresë se do ta zhbënte Gjykatën Speciale e do t'u shpëtonte akuzave kundër tij”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Dje në Kosovë kishte valë arrestimesh. Kreu  Shoqatës së Veteranëve të Luftës, një ish- shef zbulimi në FSK, si dhe një eksponent tjetër u kohës së luftës në Kosovë u arrestuan nga forcat policore të EULEX-it si dhe hetuesit e Gjykatës Speciale.

Mënyra se si u bënë arrestimet ishte fyese, denigruese.

Por dhe angazhimi i kësaj shoqate nën regjinë e Hashim Thaçit për t'iu kundërvënë Gjykatës Speciale të Kosovës ishte i paprecedentë. Dosjet me mijëra faqe që dikush me maskë i la të zyrat e shoqatës ishin provokim për Gjykatën Speciale. Njeriu ose njerëzit me dosje në duar shkuan disa herë në këto zyra. Krerët e shoqatës i pranuan ato me shumë dëshirë dhe nuk bënë asnjë përpjekje për të bashkëpunuar me policinë për kapjen e persnit/personave që i çonin aty.

Policia heshti dhe duket që Agim Veliu bashkëpunon me dikë. Prokuroria po ashtu heshti. Presidenti nuk u ndje. Përkundrazi, fërkoi duart me shpresë se do ta zhbënte Gjykatën Speciale e do t'u shpëtonte akuzave kundër tij.

Logjikisht duhet vlerësuar se në këtë aksion kishte dorë Beogradi. Dosjet e akuzave të Gjykatës Speciale janë përgatitur më së shumti në Beograd. Në to ka shpifje pa fund. Pikërisht për këtë arsye ato u dërguan në zyrat e shoqatës në fjalë. Qëllimi ishte që kjo shoqatë të nervozohej nga shpifjet e Beogradit dhe të fillonte aksionin e protestave kundër Gjykatës Speciale.

Në Hagë e kuptuan lojën e Serbisë dhe të Aleksandër Vuçiç për destabilizimin e Kosovës. Po Hashim Thaçi pse heshti? A kishte dorë në këtë lojë dhe cili ishte roli i tij?! Nëse ai ka dorë dhe ka bashkëpunuar me Serbinë për këtë qëllim, kostoja për të do të jetë e tmerrshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat