Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit që po ndodhin për pjesëtarët e UÇK-së.
Loshi thotë që është për keqardhje këto situata të cilat janë krijuar nga Specialja, nga udhëheqësit e OVL-së, nga sjelljet e qeverisë dhe sjelljen e liderëve politik karshi zhvillimeve,
Loshi më tej thotë që askush nuk mori guxim ta gjykonte spektaklin e OVL-së me dosjet pasi ky veprim tashmë po kushton, transmeton “Bota sot”.
Të gjithë të pa pjekur, si kungujt, I quan më tej Loshi.
Postimi i plotë
Situata e krijuar me dëshmitarët e Gjykatës Speciale, për keqardhje!
Situata me udhëheqësit e OVL-së, po ashtu, për keqardhje.
Situata me sjelljen e qeverisë ndaj ngjarjeve të fundit, për keqardhje.
Situata me sjelljen e liderëve politikë karshi këtyre zhvillimeve, për keqardhje.
Askush nuk u kujtua, apo nuk mori guxim ta gjykonte menjëherë spektaklin e OVL-së me dosjet e Gjykatës Speciale, si një veprim i dëmshëm për procesin gjyqësor, për dëshmitarët, për veteranët dhe për Kosovën.
Të gjithë të pa pjekur, si kungujt!
Kosovë e mjera Kosovë, kush po të prinë e kujt ia ke lëshuar besimin për të tashmen dhe të ardhmen tënde. Një grumbulli idiotësh me kravata në fyt!