Shumica parlamentare e qeverisë Hoti sërish dështon të votojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Aktuale

Shumica parlamentare e qeverisë Hoti sërish dështon të votojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 14:16
Kuvendi i Kosovës

Shumica parlamentare e koalicionit qeverisës sërish ka dështuar të sigurojë votat e shumicës së thjeshtë të 61 deputetëve për të votuar në parim Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Vetëm 48 deputetë i ka pasur qeveria Hoti për të votuar njërën prej projektligjeve më të rëndësishëm për qytetarët.

Osmani: Vetëm 48 deputetë kanë marrë pjesë në votim

“Vetëm 48 deputetë kanë marrë pjesë në votim, rrjedhimisht nuk ka kuorum të mjaftueshëm”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat