​Konjufca: Kurti nuk ka asnjë gabim me SHBA-në

Aktuale

​Konjufca: Kurti nuk ka asnjë gabim me SHBA-në

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 21:48
Konjufca dhe Kurti

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca është deklaruar rreth akuzave të emisarit për dialogun Richard Grenell se Albin Kurti është antiamerikan.

Ai në DebatPlus ka thënë se kryetari i Vetëvendosjes nuk ka asnjë gabim karshi Shteteve të Bashkuara.

“Asnjë gabim nuk e ka me SHBA, por të tjerët kanë menduar se Albini e ka ‘gabim’ me Serbinë rreth taksës ndaj mallrave serbe”, u shpreh Konjufca.

Sipas tij, deklarimet e Grenell janë më tepër pjesë e fushatës zgjedhore presidenciale, ku presidenti Donald Trump në çdo fushatë të tij po e përmend marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se ai me këtë ka ndaluar vrasjet mes shqiptarëve dhe serbëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat