Familja e të vrarit Haki Imeri i reagojnë ashpër Berat Buzhalës, ia përmendin burgun e Likocit dhe...

Aktuale

Familja e të vrarit Haki Imeri i reagojnë ashpër Berat Buzhalës, ia përmendin burgun e Likocit dhe...

Nga: P.R Më: 1 tetor 2020 Në ora: 14:44
Haki Imeri dhe Berat Buzhala

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, përmes një postimi në facebook kanë reaguar ashpër ndaj gazetarit Berat Buzhala, i cili së fundi po e kundërshton Gjykatën Speciale, ani pse sa ishte deputet kishte votuar për formimin e saj.

Në reagimin e tyre, familja Imeri ia ka përmendur Buzhalës burgun e Likocit.

“Duke rikujtuar, lexuar debatin qe kishte me Gani Kocin rreth një vendkampi "historik" ne fshatin Likoc kuptojmë se rëndësia e Gjykatës Speciale është duke u rritur me një intensitet ekzaltimi te pa përshkruar”, thuhet në postimin e familjes Imeri, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Mbrëmë ne Pressing T -7 ne ish televizionin, ku Berati ishte mbret, dje disi ka shkëlqyer gjate gjithë kohës.

-duke rikujtuar, lexuar debatin qe kishte me Gani Kocin rreth një vendkampi "historik" ne fshatin Likoc kuptojmë se rëndësia e Gjykatës Speciale është duke u rritur me një intensitet ekzaltimi te pa përshkruar.

-analistin Buzhala duhet kuptuar dhe jo dëgjuar, ai e mendon te kundërtën e asaj qe e thotë dhe hallall i qofte. Kontributi i tij për te votuar Gjykatën Speciale është i pazëvendësueshëm. Te lumtë.

-këto qe thotë tani nuk kane rendësi ose merrni si klithma te një adoleshenti te cilit i ndryshon zëri gjate fazës se pare te hyrjes ne boten e "mrekullive"

Berati nuk i beson Drecunit ne lidhje me mirënjohjen qe kinse ish prokurori amerikan Schwediman ia ka dhënë atij, Beri e din se dosjet nuk kane rrjedhe nga Gjykata Speciale , por për momentin atij i sherben edhe paragjykimi strategjik dhe i qellimshem..

-beri është lojtar i regjun. E ka mësuar përvoja jetësore duke gjarpëruar neper shtigje malesh, duke sfiduar , situata, rrebeshe qe jo secili do ti kalonte me aq mençuri-sukses..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat