Kryeministri Hoti pas 100 ditë qeverisje: Kemi ulur drastikisht numrin e të infektuarve dhe viktimave me COVID-19

Aktuale

Kryeministri Hoti pas 100 ditë qeverisje: Kemi ulur drastikisht numrin e të infektuarve dhe viktimave me COVID-19

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 12:23
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në Kosovë është ulur drastikisht numri i të infektuarve dhe viktimave me COVID-19.

Këtë, kryeministri e ka quajtur sukses për Kosovën, në 100 ditëshin e tij në krye të Qeverisë.

“Pas më shumë se 100 ditësh qeverisje, e përshëndes suksesin e vendit tonë, qytetarëve tanë, dhe veçanërisht mjekëve dhe infermierëve të cilët përballen çdo ditë me virusin #COVID19. I falënderoj partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen. Kjo tabelë dhe këto shifra nuk do të dukeshin kështu pa kontributin e secilit prej nesh. Sot e kemi shumëfishuar numrin e testimeve, kemi ulur drastikisht numrin e të infektuarve dhe të viktimave”, ka thënë Hoti në Facebook.

Tutje, i pari i ekzekutivit ka thënë se duhet të vazhdohet me këtë trend, duke bërë thirrje që të respektohen me përpikmëri masat mbrojtëse kundër virusit korona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat