BE e përfshin më shumë në dialog Presidentin, Thaçi takon Lajcakun në Bruksel

Aktuale

BE e përfshin më shumë në dialog Presidentin, Thaçi takon Lajcakun në Bruksel

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 17:57
Ilustrim

Presidenti Hashim Thaci ka realizuar vizitën e parë brenda Bashkimit Evropian, prej që ndaj tij është dorëzuar aktakuzë për krime të luftës. Në Bruksel atë e ka pritur i angazhuari për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak.

Pas shumë kritikave për BE’në, Presidenti Thaci, thotë se Kosova ka nevojë për Brukselin  dhe se Brukseli ka nevojë për Kosovën.

Për takimin, Thaçi ka njoftuar përmes llogarisë në Tëitter, ku ka thënë se me Lajcakun ka zhvilluar bisedë të shkëlqyeshme.

 “Ne kemi nevojë për BE-në dhe BE-ja ka nevojë për ne. Duhet të veprojmë. Lajcaku ka mbështetjen time në këtë proces”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi deklaroi se dialogu nuk ka alternativë, dhe se Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë marrëveshjen finale.

Javën që shkoi, Presidenti Thaçi zhvilloi një bisedë virtuale me përfaqësuesin e BE’së. Të dy u ndanë të kënaqur dhe e quajtën të frytshme bisedën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat