Haxhi Avdyli flet pas kalimit të ligjit për rimëkëmbje ekonomike

Aktuale

Haxhi Avdyli flet pas kalimit të ligjit për rimëkëmbje ekonomike

Nga: A.Z Më: 12 tetor 2020 Në ora: 11:50
Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se, sot e ka votuar për herë të 6-të pro ligjin për rimëkëmbjen ekonomike por që nuk e kishte nënshkruar pro thirrjes së seancës e cila bëhet me 40 nënshkrime, përcjell "Bota sot" .

Avdyli më tej ka shtuar se ndoshta nuk do te duhej ta votoja, për shkak të akuzave të LDK-së nga pozita e pa pozita duke i’a shtuar edhe arrogancën infantile të disa Qeveritarëve të ngazëllyer me pushtetin.

Postimi i plotë:

Ligji për rimëkëmbje ekonomike kaloi në lexim të parë. Unë votova për 6-të herë pro. Edhe pse kam votuar pro ligjit , nënshkrimi pro thirrjes së seancês e cila bëhet me 40 nënshkrime nuk e pata nënshkruar, armata e trushpërlarëve militant në pozita e pa pozita në LDK nisën me akuza që me sharjet e fyrjet e tyre po ia kalojnë krejt militantëve të partive bashkë. Kur ia shtojmë kësaj edhe arrogancën infantile të disa Qeveritarëve të ngazëllyer me pushtetin, edhe ndoshta sdo duhej ta votoja per 6 herë. Por përkundër që ky ligj edhe ka mangësi, edhe përkundër injorancës e arrogancës e disave ,unë zgjodha interesin dhe thirrjen e qytetarëve pa ngarkesa politike. Tani mbetet që ky ligj të përmirësohet dhe rimëkëmbjen duhet ta shohim më gjerë sesa 10% i tërheqjes së parave tona të pleqërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat