Ratifikohet marrëveshja ndërkombëtare me Italinë për ekstradimin e personave të dënuar

Aktuale

Ratifikohet marrëveshja ndërkombëtare me Italinë për ekstradimin e personave të dënuar

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 12:19
Foto Ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro marrëveshjes ndërkombëtare me Italinë për ekstradimin e personave të dënuar.

91 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës ratifikuan marrëveshjen ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Italisë për ekstradimin e personave të dënuar.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, theksoi se kjo marrëveshje rregullon ekzekutimin e proceseve gjyqësore ndërmjet dy vendeve.

Ai po ashtu theksoi se pas kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë në mes të Kosovës dhe Italisë do të jetë më i ngushtë dhe më i lehtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat