Nga PSD reagojnë për sulmin ndaj gazetarit: Kërcënimet e tilla me jetë janë të papranueshme

Aktuale

Nga PSD reagojnë për sulmin ndaj gazetarit: Kërcënimet e tilla me jetë janë të papranueshme

Nga: A.SH Më: 18 tetor 2020 Në ora: 18:13
Foto

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka reaguar në lidhje me sulmin që është bërë ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi.

Ajo përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se ky sulm është dikret kërcënim ndaj lirisë së shprehjes dhe kërcënimet te tilla janë të papranueshme.

“Demokracia mund të mbijetoj vetëm kur mediat janë të pavarura e të raportojnë e hulumtojnë me liri të plotë”, shkruan ajo.

Postimi në Facebook:

Sulmi ndaj gazetarit të gazetës "Reporteri", Shkumbin Kajtazi, nuk mund të mirret hiç më ndryshe sesa kërcënim ndaj lirisë së shprehjes. Kërcënimet e tilla me jetë janë të papranueshme.

Ftoj institucionet përkatëse që sa më shpejtë të gjejnë fajtorët e këtij sulmi. Demokracia mund të mbijetoj vetëm kur mediat janë të pavarura e të raportojnë e hulumtojnë me liri të plotë. Shkumbin B. Kajtazi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat