Vetëvendosje reagon pas arrestimit të Boiken Abazit

Aktuale

Vetëvendosje reagon pas arrestimit të Boiken Abazit

Nga: A.Morina Më: 20 tetor 2020 Në ora: 12:02
Foto Ilustrim

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, ka njoftuar se në mëngjesin e sotëm është arrestuar aktivisti i tyre, Boiken Abazi.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi i cili përmes një postimi në facebook aksionin e policisë e cilësoi rrëmbim të një personi.

"Duke qenë se Boiken Abazin policët e kanë marrë teksa ecte rrugës, pa i sqaruar asgjë e pa i treguar asnjë dokument, mund të thuhet lirisht se kemi të bëjmë me rrëmbim personi. Edhe këto filluan të bëjnë vaki", tha Zaimi, përcjell "Bota sot".

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat