PDK mundohen “të ia shesin” LDK-së anëtarin e saj që u arrestua për ‘avullimin’ e 2 milionë Eurove të thesarit

Aktuale

PDK mundohen “të ia shesin” LDK-së anëtarin e saj që u arrestua për ‘avullimin’ e 2 milionë Eurove të thesarit

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 19:17
Facebook, Labinot Gruda

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të Labinot Grudës, raportoi se ishte anëtarë i kësaj partie, i cili u arrestuar lidhur me avullimin e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Në reagimin e kësaj partie thuhet se Partia Demokratike e Kosovës, me shqetësim ka marrë lajmin për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Situata është edhe më e rëndë kur në këtë fazë tejet të ndjeshme janë bërë shkarkime në tri institucione që luftojnë krimin dhe mbikëqyrin sektorin financiar të shtetit.

“PDK sqaron se zyrtari i arrestuar në Ministrinë e Financave nuk është dhe kurrë nuk ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Përkundrazi, qytetarët e Drenasit e dinë fare mirë që i apostrofuari vjen nga një familje që tradicionalisht kanë qenë mbështetës të LDK-së në këtë komunë. Për më tepër i ftojmë mediat që këtë ta hulumtojnë vetë jashtë PDK-së”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Ata kanë kërkuar edhe dorëheqjen e ministres Hykmete Bajrami.

“Para disa ditësh, Kryeministri Hoti në mënyrë arbitrare kishte shkarkuar drejtorin e Policisë, drejtorin e ATK-së dhe drejtorin e Doganës. Nuk vonoi shumë ku edhe Qeveria Hoti pa ndonjë paralajmërim ka shuar task-forcën për luftimin e krimeve të natyrës që sot po shohim në Thesarin e Shtetit. PDK kërkon përgjegjësi të plotë institucionale dhe politike nga Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami si dhe kryeministri Hoti për këtë krim ekonomik qeveritar.  Për t’i dhënë hapësirë hetimeve të pavarura, e për t’ju shmangur ndërhyrjes politike, PDK kërkon dorëheqjen e Ministres Bajrami dhe fton organet e drejtësisë që të hetojnë çdo individ që është përfshirë në këtë krim qeveritar”, thuhet në reagim.

Por, fotografitë e siguruara nga mediat thonë të kundërtën. Ai vazhdimisht në profilin e tij në Facebook ka ndarë me miqtë e tij postime në përkrahje të PDK-së.

Gruda është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ka qenë drejtor për Buxhet dhe Financa në Komunën e Drenasit.

Por ai në nëntor të vitit 2018 ishte larguar nga kjo detyrë nga kryetari i Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Image
Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat