Hoti tregon se a do shkarkohet ministrja Bajrami

Aktuale

Hoti tregon se a do shkarkohet ministrja Bajrami

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 10:23
Avdullah Hoti

Kryeministri Hoti gjatë vizitës që ia bëri Ministrisë së Shëndetësisë u përgjigj në pyetjen se a do e shkarkojë ministren e Financave, Hykmete Bajrami.

Hoti thotë se ministrja është në krye të aktiviteteve për tu siguru që sistemet janë të mbrojtura.

Kryeministri deklaroi se mashtruesit nuk kanë vend në institucione.

“Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për tu siguru se sistemet janë të mbrojtura, organet e rendit dhe ligjit janë  tu e ba punën e vet, mashtruesit brenda institucioneve nuk kanë me pas vend”, deklaroi Hoti.

Kryeministri u pyet edhe se sa ka gjasa që të karantinohet Prishtina pasi që ka më së shumti raste aktive me Covid-19.

Hoti tha se vendimet mund të mirren shpejt, por nuk tha se ka gjasa për karantinim.

“Besoj se ligji dhe praktika jonë e bënë të mundur të marrim vendime shpejt, gjendja është në kontroll, në Prishtinë ka më shumë të prekur sepse të gjithë janë në Prishtinë edhe universitetet, ministria dhe IKSHPK nëse e shohin t nevojshme marrin masa”, deklaroi Hoti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat