Sistemit shëndetësor i shtohen 1500 specializantë

Aktuale

Sistemit shëndetësor i shtohen 1500 specializantë

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 11:47
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas një takimi që zhvilloi të enjten me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se sistemit shëndetësor nga sot do t’i shtohen edhe 1500 specializantë.

Shefi i ekzekutivit po vlerëson se ky është një hap shumë i madh në shëndetësi.

Hoti: Po krijojmë baza të mira të planifikimit për sektorin e shëndetësisë

“Sot publikisht bëjmë të ditur përfundimin e kësaj pune për përzgjedhjen e specializimeve, që është besoj hapi më i madh që është bërë në shëndetësi në 4-5 vite për të krijuar kapacitete në institucionet tona shëndetësore, për të plotësuar standardet që të ofrohen shërbime të nevojshme për qytetarët. Krahas kompletimit edhe të bazës ligjore, ristrukturimit të të gjitha institucioneve shëndetësore, po krijohen baza të mira për planifikim dhe zhvillim afatgjate të shëndetësisë. Krahas barrës së menaxhimit të pandemisë”, ka thënë Hoti.

Kurse, ministri Zemaj ka thënë se nga ky vit do të hapen konkurse për specializant çdo vit.

Zemaj: Në sistemin shëndetësor po shtohen edhe 1500 specializant

“Sot sistemit shëndetësor i shtohen edhe 1500 specializantë, nga dita e parë edhe si ministër edhe si Qeveri e Republikës së Kosovës me prioritetet tona u fokusuam në zgjidhjen e njëherë e përgjithmonë të problemit të specializimeve, diçka e cila i mungoj Kosovës po thuajse për 5 vite…Duke falënderuar Qeverinë e Kosovës për mirëkuptimin që ka pasur për mjekët e rijnë, duke vendosur që edhe së fundmi të shtohen edhe 400 mjekë të tjerë, në këtë proces të specializimit, me çka është rrumbullakuar numri prej 1500 specializimeve”, ka thënë Zemaj.

Sa i përket rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, Hoti e Zemaj kanë vazhduar të bëjnë thirrje për zbatim të masave, derisa nuk paralajmërojnë për ndonjë mbyllje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat