Iu lakua emri pas vjedhjes së 2 milionëve, reagon ashpër Zafa - e quan “racë e poshtër” këtë personalitet

Aktuale

Iu lakua emri pas vjedhjes së 2 milionëve, reagon ashpër Zafa - e quan “racë e poshtër” këtë personalitet

Nga: A.Zh Më: 22 tetor 2020 Në ora: 17:43
Zafir Berisha

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike në Kosovë Zafir Berisha, ka reaguar pas deklaratës së analistit politik Agron Demi, që ia ka lakuar emrin atij pas vjedhjes së djeshme në Thesarin e Shtetit.

Berisha e ka quajtur “racë të poshtër sojin” e Demit, duke iu kundërpërgjigjur atij se vjedhja e 2 milionë eurove nuk ishte sulm kibernetik, përcjell Bota sot.

Berisha ka thënë se vjedhja është bërë nga dikush brenda Thesarit, që ka shfrytëzuar pauzën për të ndërhyrë nëpër fjalëkalime në sistemin e thesarit.

Reagimi i tij i plotë:

Raca e poshtër e sojit të Agron Demit po mundohen me u bërë interesant dhe lajm duke e lakuar emrin tim!

(Sipas këtij soji edhe arka e vjedhur në AUV është sulm kibernetik)

“Hajni i shtëpisë” sipas mendimit tim nuk mundet të quhet “sulm kibernetik”, sepse sipas asaj që deri në këto momente është publike, vjedhja e më shumë se 2 milionë eurove në ministrinë e znj. Bajrami, po del të jetë bërë nga dikush brenda, i cili e ka shfrytëzuar “pauzën” për të ndërhyrë nëpër fjalëkalime në sistemin e thesarit.

Nëse unë jam koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, nuk nënkupton se me “snajperkën” time të luftës duhet t’i ruajë sistemet e ndjeshme të çdo institucioni.

Detyra që jam duke bërë është që Kosova urgjenitisht të ketë ligjin për Siguri Kibernetike, që për fatin e keq deri tash i mungon dhe përmes ligjit të krijojmë autoritete të veçanta për siguri kibernetike.

Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat