Dugolli përgënjeshtrohet lidhur me kërcënimet

Aktuale

Dugolli përgënjeshtrohet lidhur me kërcënimet

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 17:29
Buar Dugolli

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha dhe Gazmend Bytyqi, gjatë dëshmisë së ish ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Buar Dugollit, sot në Komisionin Hetimor për Privatizimet, i kanë kërkuar atij që të zbuloj konkretisht të gjithë emrat të cilët i kanë bërë presion për çështjen e privatizimit të Feronikelit.

Deputetët e PDK-së i kanë reaguar Dugollit, duke e pyetur se pse iu deshtën 10 vite për të thënë se kinse dikush i paska bërë presion në lidhje me një punë ose një tjetër, apo këtë po e bën vetëm për politike ditore.

Komisioni Hetimor për Privatizimet, i cili u themelua me propozimin e PDK-së, ka nisur intervistimin e të gjithë akterëve të cilët kanë qenë përgjegjës në lidhje me privatizimet në Kosovë, për të zbardhur të gjitha rastet e dyshimta me këtë temë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat