Thirrja për Qeverinë e Kosovës, historianët e Kosovës e ‘zbulojnë’ skenarin e Serbisë - kjo është ëndrra e tyre

Aktuale

Thirrja për Qeverinë e Kosovës, historianët e Kosovës e ‘zbulojnë’ skenarin e Serbisë - kjo është ëndrra e tyre

Nga: N. H Më: 28 tetor 2020 Në ora: 11:00
Aleksandar Vuçiq dhe Avdullah Hoti

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan përmes një komunikate për media, ka reaguar lidhur me qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për t’u bërë pjesë e Minishengenit Ballkanik, përcjell “Bota sot”.

Në këtë kumtesë bëhet thirrje se Kosova nuk duhet të behet pjesë e iniciativës së Minishengenit ballkanik apo siç e quajnë (Jugosllavisë se re), pasi sipas Lidhjes së Historianëve të Kosovës, kjo është ide serbo-madhe dhe ide e kamotshëm serbe e cila ka për qëllim rithemelimin e Jugosllavisë së re dhe shtrirjen e ndikimit në tokat shqiptare.

Tutje në këtë komunikatë shkruhet se ëndrra serbe për dalje në Detin Adriatik është ide qindra vjeçare, e cila është e mishëruar me mision e politikes, kishës dhe Akademisë se Shkencave të Serbisë.

“Andaj, Kosova nuk duhet të i harroj planet serbe për Kosovën dhe Shqipërinë të cilat ishin të ndërtuara në Akademinë e Shkencave të Serbisë, të cilat kanë marrë bekimin e Kishës vrastare ortodokse serbe dhe janë menduar që të implementime nga politika zyrtare e Beogradit”, thuhet mes tjerave në kumtesë, përcjell “Bota sot”.

Ja komunikata e plotë:

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan (LHK “AliHadri” dega në Deçan), reagon ndaj gatishmërisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për të u bërë pjesë e minishengenit ballkanik (Jugosllavisë se re).

LHK “AliHadri” dega në Deçan, thekson se Kosova nuk duhet të behet pjesë e iniciativës së minishengenti ballkanik (Jugosllavisë se re), pasi që kjo është ide serbo-madhe dhe ide e kamotshëm serbe e cila ka për qëllim rithemelimin e Jugosllavisë së re dhe shtrirjen e ndikimit në tokat shqiptare.

Ëndrra serbe për dalje në Detin Adriatik është ide qindra vjeçare, e cila është e mishëruar me mision e politikes, kishës dhe Akademisë se Shkencave të Serbisë. Andaj, Kosova nuk duhet të i harroj planet serbe për Kosovën dhe Shqipërinë të cilat ishin të ndërtuara në Akademinë e Shkencave të Serbisë, të cilat kanë marrë bekimin e Kishës vrastare ortodokse serbe dhe janë menduar që të implementime nga politika zyrtare e Beogradit.

Ne, shprehim shqetësimin tonë për gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të u bere pjese e kësaj iniciative, dhe konsiderojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të refuzoi çdo ftese për këtë iniciativë.

Ne, i rikujtojmë Kryeministrit Hoti, se ai ishte kudër kësaj iniciative dhe si të tille ai ende duhet ta mbaje qëndrimin e tije kundër kësaj iniciative dhe assesi dhe me asnjë çmim mos të pranoj që Kosova të behet pjese e minishengenit ballkanik (Jugosllavisë së re).

Kosova, duhet të dëshmoj pjekurin e saj institucionale dhe përkushtimin e saj për integrime në struktura euro-atlantike, pra në Bashkimin Evropian dhe Aleancën e NATO-së.

Çdo tentim për të kamufluar minishengenin ballkanik (Jugosllavinë e re) si një iniciative si parapërgatitje për integrime në BE dhe NATO, është e gabueshme, e papranueshme dhe tepër e dëmshme për Kosovën ne veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi.

Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun

Lidhja e Historianëve të Kosovës “AliHadri” dega në Deçan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat