Zyrtari i VV-së: Duken patetike gjithë ato urime për shërim të shpejtë, mirëpo Albinin e duan...

Aktuale

Zyrtari i VV-së: Duken patetike gjithë ato urime për shërim të shpejtë, mirëpo Albinin e duan...

Nga: G.B Më: 28 tetor 2020 Në ora: 15:08
Albin Kurti

Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar për urimet për shërim të shpejtë për liderin e VV-së, Albin Kurti, pas infektimit me Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se duken patetike gjithë ato urime për shërim, por Albinin disa e duan si mësues që u mësoi rrugën e aktivizmit, organizimit dhe qëndresës, përcjell Bota sot.

Zaimi ka thënë se disa e duan se pruri oksigjen të logjikës e dijes, ndërsa shumica e duan për atë që ende nuk e ka bërë e që do ta bëjë, të jap kontributin e tij për Kosovën e çështjen shqiptare, si kryeministër i pakorruptuar në mendje, zemër a xhep.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Duken patetike gjithë ato urime për shërim të shpejtë, mirëpo

Albinin disa e duan si mësues që u mësoi një rrugë të aktivizmit, organizimit e të qëndresës, herë haptazi e më shumë heshtur. Disa e duan sepse pruri oksigjen të logjikës e dijes në terrenin gjirizor të politikës shqiptare. Ndërsa shumica e duan për atë që ai ende nuk e ka bërë e që sigurisht do ta bëjë: të japë kontributin e tij për Kosovën e çështjen shqiptare, si kryeministër i pakorruptuar në mendje, zemër a xhep.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat