Sejdiu: Kemi pasë raste të shumta për shkelje kushtetuese, nuk kanë dhënë dorëheqje

Aktuale

Sejdiu: Kemi pasë raste të shumta për shkelje kushtetuese, nuk kanë dhënë dorëheqje

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 00:48
Korab Sejdiu

Korab Sejdiu, avokat, ka folur lidhur me çështjen e etikës politike në vend, duke thënë se shkeljet kushtetuese nuk sjellin medoemos largim nga posti politik.

Sejdiu, përgjatë emisionit në ‘dPt te Fidani’ në T7, ka deklaruar se në vende të zhvilluara demokratike, skandalet politike pasohen me dorëheqje.

“Çfarëdo gafe politike, potenciale qoftë ligjore, e veçanërisht kushtetuese, nënkupton dorëheqje të personit dhe qeverisë nëse ka shkelje të tilla. Ne kemi raste të shumta kur kemi pasë shkelje kushtetuese, e vetëm një rast kur kanë dhënë dorëheqje, presidenti Sejdiu”.

Mëpastaj, ai i ka parë edhe të nevojshme edhe zgjedhjet, duke thënë se “nuk ka zgjidhje tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat