Zëvendësdrejtori menaxhues i AKP-së, Avni Jashari, ka dëshmuar sot në Komisionin Hetimor për Privatizimet.
Ai ka folur për procesin e privatizimeve dhe i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve.
Gjatë dëshmisë së tij, Jashari ka thënë se me iniciativën dhe mbështetjen e ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, është bërë largimi i uzurpatorëve nga pronat shoqërore dhe publikimi i emrave të tyre.
E, lidhur më këtë deklaratë të Jasharit, ka reaguar analisti politik, Nexhat Haziri.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, e pyet Jasharin se cilat ishin lidhjet e “Lulit”, Kadri Veseli, me këta uzurpatorë, dhe cilat metoda po i përdorë ky i fundit.
Ja shkrimi i tij:
Avni Jashari: Largimi u uzurpatorëve nuk do të ndodhte pa mbështetjen e Kadri Veselit
Pse, cilat ishin lidhjet e “Lulit” me këta uzurpatore, me disa e dimë siç është për shembull Bedri Selmanin dhe të tjerë.
Me çfarë metodash i largoi këta uzurpatorë pas shumë vitesh.
Të tillët a ishin financues të SHIK-ut dhe të PDK-së, etj etj.