Hisen Berisha: Votimi i Gjykatës Speciale nuk ka qenë gabim

Aktuale

Hisen Berisha: Votimi i Gjykatës Speciale nuk ka qenë gabim

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 19:52
Hisen Berisha

“Votimi nuk ka qenë gabim sepse është dashur që të bëhet”, ka thënë ish-komandanti i Koshares, Hisen Berisha.

Sipas tij, Kosova ka nevojë që ta mbyll këtë kapitull si pjesë e përmbylljes së procesit tështetësisë.

“Ne jemi në një proces politik të ndërtimit të shtetit dhe të përmbylljes së shtetësisë së Kosovës dhe Kosova nuk ka mundur që të ec përpara me pretendimet për krime që gjoja mund t`i kemi kryer ne gjatë luftës. Është dashur që ta mbyll edhe këtë kapitull”, ka thënë ai.

Berisha komentoi edhe kërkesën e Presidentit Hashim Thaçi për ndryshimin e mandatit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Sipas tij, kjo kërkesëështë legjitime.

“Presidenti i vendit ka bërë një kërkesë kushtetuese për vazhdimin e mandatit dhe ndryshimet nëKushtetutë të këtyre Dhomave, sepse në Kushtetutë shkruan decidivisht, afati i tyre është pesë vite dhe pikë nuk ka interpretim tjetër. Çështjet e hapura në shqyrtim e sipër qëështë ngritur aktakuza mund të vazhdohet edhe pas 5-vjecarit derisa të mbyllet. Kërkesa e presidentit është kushtetuese dhe është dashur të trajtohet në mënyrë të ligjshme”, ka thënë ai.

I pyetur se a pret që ditëve nëvijim të ketë ngritje tëaktakuzave edhe liderë të tjerë shtetëror, emrat e të cilëve janë lakuar në aktakuzat e Speciales, Berisha tha se janë të pritshme.

“Derisa janë përfolur dhe janë ngritur në një moment shumë kritik kur Kosova ishte duke zhvilluar bisedime në Uashington dhe u pengua presidenti i vendit në atë kohë normalisht që duhet pritur se mund të ketë edhe diçka që ose tëkonfirmohen ose të hidhen poshtë këto zhvillime juridike”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat