Ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje me akuza të ashpra ndaj Albin Kurtit: Marre bre!

Aktuale

Ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje me akuza të ashpra ndaj Albin Kurtit: Marre bre!

Nga: N.Sh Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 19:13
Albin Kurti

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami ka kritikuar ashpër liderin e LVV-së, Albin Kurtin.

Islami i cili në zgjedhjet e fundit në Kosovë, ishte kandidat për deputet i LVV-së, kësaj radhe ka kritikuar Kurtin se në ditën kur Rexhep Selimi doli para Speciales në Hagë, ai e kaloi tërë ditën në Besianë duke bërë fushatë për Shpejtim Bulliqin.

Gazmend Islami, ka lidhur një koalicion për llap me Agim Veliun ku LDK-në do ta përkrahë në zgjedhjet që do të mbahen në Besianë.

Postimi i Islamit ku kritikon Kurtin:

Sot në ditën kur Rexhep Selimi doli para gjykatës në Hagë, lideri i LVV kishin zgjedh po këtë ditë ta kaloj nê Llap, për të përkrahur kandidatin e LVV për Kryetar të Besianës Shpejtim Bulliqi, i cili ishte votues i kësaj gjykate si deputet i asaj legjistrature!

Marre bre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat