Nisma Socialdemokrate parashtron disa pyetje për Prokurorinë dhe Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale

Aktuale

Nisma Socialdemokrate parashtron disa pyetje për Prokurorinë dhe Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale

Nga: A.SH Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 16:31
Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate në Kosovë ka drejtuar disa pyetje për Prokurorinë dhe Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala, ka thënë se duke u bazuar në deklaratën e zëdhënësit të Gjykatës Speciale i cili para 2 dite tha se, Gjykata nuk është një etnike, por do të hetojë kryerësit e të gjitha krimeve që janë kryer në Kosovë, atëherë Nisma ka parashtuar disa pyetje.

Postimi në Facebook:

Zëdhënësi i Gjykatës Speciale para 2 dite tha se, Gjykata nuk është një etnike, por do të hetojë kryerësit e të gjitha krimeve që janë kryer në Kosovë.

Duke u bazuar në deklaratën e tij, Nisma Socialdemokrate pyet Prokurorinë dhe Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale:

1. A janë duke u hetuar krimet dhe gjenocidi i serbëve në Kosovë?

2. Në cilën fazë janë hetimet dhe cilat masakra janë duke u hetuar?

3. Kur priten aktakuzat për të dyshuarit e shtetit serb që kryen krim dhe gjenocid në Kosovë?

KOSOVA KËRKON DREJTËSI!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat