Profesori Kraki, Gjykatën Speciale e quan të padrejtë

Aktuale

Profesori Kraki, Gjykatën Speciale e quan të padrejtë

Nga: A.Z Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 13:45
Nezir Kraki

Profesori Nezir Kraki, përmes një postimi në Facebook Gjykatën Speciale e ka quajtur të padrejtë sepse drejtësinë nuk e ka qëllim por mbetet produkt direkt i dështimit të Kosovës si shtet.

Më tej ka shtuar se dështimin e Kosovës si shtet e kanë organizu kryesisht këta që sot akuzohen nga kjo gjykatë. Ai thotë se shumica e atyre që sot na shesin patriotizem kanë qenë dhe janë përfitues direkt të çoroditjes socio-politike të Kosovës këto 20 vite.

“Shumica e atyre që sot na shesin patriotizem kanë qenë dhe janë përfitues direkt të çoroditjes socio-politike të Kosovës këto 20 vite. Serbia kishte strategji, ne kishim hajni. Tash habitemi dhe i versulemi asaj”, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Gjykata speciale është e padrejtë sepse drejtësinë s’e ka qëllim por ajo gjykatë mbetet produkt direkt i deshtimit te Kosovës si shtet.

E dështimin e Kosovës si shtet e kanë organizu e finalizu kryesisht këta që sot akuzohen nga kjo gjykatë. Këta që kanë 20 vite që pasurohen, fuqizohen, qytetrohen e intelektualizohen në menyrat më banditeske dhe më të egra që ekzistojnë.

Falë tyre pra Serbia gjeti hapësira të reja të sabotimit të shtetit të Kosovës dhe kriminalizimit të luftës tonë për liri. Shto këtu edhe humbjen e aleatëve dhe rihapjen e statusit të Kosovës nga Hashim Thaqi dhe Edi Rama. Krejt parametrat ishin kundër Kosovës.

Madje madje, derisa gjykata speciale po ndertonte dosje e aktakuza kundër tij dhe shokeve te tij, Hashim Thaqi ishte në luftë politike me gjimnastikat e gjykates kushtetuese për ruajtjen e pushtetit dhe vazhdimin e dështimit të Kosovës.

Shumica e atyre që sot na shesin patriotizem kanë qenë dhe janë përfitues direkt të çoroditjes socio-politike të Kosovës këto 20 vite. Serbia kishte strategji, ne kishim hajni. Tash habitemi dhe i versulemi asaj. Jo jo! Per Serbine e kemi ditë por nuk kemi pritë që ne vet ta deshtojmë dhe sabotojmë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat