​Komuna e Pejës reagon për kërcënimin ndaj Gazmend Muhaxherit

Aktuale

​Komuna e Pejës reagon për kërcënimin ndaj Gazmend Muhaxherit

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 11:13
Gazmend Muhaxheri

Mesditën e së shtunës dy mesazhe kërcënuese iu bën kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Kërcënimet të parit të Pejës iu bën nëpërmjet rrjeteve sociale. Kështu ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Megjithëse konfirmoi rastin, ai nuk ka dhënë detaje se për çka është kërcënuar Muhaxheri.

Nga zyra e kryetarit kanë qenë të rezervuar rreth kërcënimit ndaj Muhaxherit.

Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Pejës, Durim Sheremeti tha se organet gjegjëse janë duke u marrë me rastin.

“Ju lutem kërkojmë mirëkuptimi, janë organet gjegjëse duke u marr me rastin...sigurisht që do të prononcohemi në momentin me të përshtatshme”, tha shkurt Sheremeti.

Kurse, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se rasti ndaj Muhaxherit është cilësuar si kanosje dhe se me rastin po merren hetuesit rajonal.

“Me datën 14 nëntor rreth orës 15:26 minuta kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pranuar përmes rrjeteve sociale dy kanosje. Me datë 15 rreth orës 11:00 e ka raportuar rastin. Ndërsa me rastin janë duke u marrë hetuesit rajonal. Është njoftuar edhe prokurori dhe rasti është cilësuar si kanosje”, tha Gashi për KosovaPress.

Nuk dihet mesazhi kërcënues që i është bërë kryetarit Muhaxheri, ku sipas Gashit gjithçka do të dihet pasi të përfundojnë hetimet.

“Nuk kemi asnjë informacion se me çka e ka kanosur. Mirëpo detajet mund të dihen pasi të përfundojnë hetimet”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat