Haxhiu akuzon qeveritë Kurti e Hoti se u pasuruan gjatë pandemisë COVID-19

Aktuale

Haxhiu akuzon qeveritë Kurti e Hoti se u pasuruan gjatë pandemisë COVID-19

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 16:23
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) Bekim Haxhiu, tha se situata me pandeminë COVID-19 është buzë kolapsit, e për këtë fajtor i ka bërë ish-qeverinë Kurti dhe qeverinë aktuale Hoti.

Ai tha se të dy qeveritë që kanë menaxhuar me pandeminë COVID-19 e kanë shfrytëzuar situatën për t’u pasuruar.

Haxhiu: Pushtetarët e ri të LDK-së e të LVV-së që u pasuruan gjatë pandemisë COVID-19

“Pandemia COVID-19 lërë që nuk u menaxhua siç duhet por ajo u shfrytëzua që pushtetarët e ri me bë biznes, me zhvat buxhetin e shtetit për vete derisa bizneset e tjera u mbyllen të gjitha për pothuajse tre muaj nga pushtetarët e ri të LDK-së e të LVV-së që u pasuruan gjatë pandemisë. Nga muaji mars e deri në qershor, tre muajt e mbylljes totale ishin goditje fatale për ekonominë dhe për shumicën e familjeve të Republikës së Kosovës. Deri sot bota po përballet me valën e dytë të pandemisë COVID-19 Kosova është vendi i vetëm në botë që po përballet me valën e tretë. Ne kemi një valë më shumë për shkak të qeverive të papërgjegjshme Hoti e Kurti”, tha ai.

Haxhiu tutje tha se edhe pas më shumë se tetë muajve nuk janë bërë përgatitjet e duhura që Kosova të shtojë kapacitetet e trajtimit të rasteve që janë në rritje të rasteve pozitive dhe kjo, sipas tij, është paaftësi në menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Haxhiu, tha se menaxhimi me pandeminë COVID-19 nuk është preokupimi kryesor i Qeverisë së vendit, për çka tha se kryeministri Avdullah Hoti më shumë e më shpesh ka shkuar në Bruksel sesa në QKUK.

Deputeti i PDK-së poashtu tha edhe se mos shfrytëzimi i kapaciteteve për testim ka bërë që situata me pandeminë të dal jashtë kontrollit.

Haxhiu: Pse e kemi numrin më të vogël të testimeve?

“Qytetarët po kërkojnë një përgjigje nga dy qeveritë Kurti e Hoti, pse e kemi numrin më të vogël të testimeve në Evropë, përjashto Shqipërinë që ka një testim më të ulët. Përse nga data 8 shkurt 2020 u dashtë 5 muaj që deri më 18 korrik për herë të parë Kosova t’i bëjë më shumë se 500 teste. Pse u deshën 8 muaj të kalojnë t’i bëjë Kosova mbi 1 mijë teste dhe përse u dashtë të kalojnë mbi 9 muaj që Kosova me i bë mbi 2 mijë teste. Prej fillimit ju kemi thënë se Kosova ka kapacitet t’i bëjë prej 700 deri në 1 mijë teste në 24 orë dhe këto kapacitete nuk janë shfrytëzuar dhe për këtë pandemia nuk ka mundur të menaxhohet dhe të kontrollohet dhe për këtë përgjegjës janë dy qeveritë që kanë menaxhuar me këtë pandemi”, tha Haxhiu.

Mes tjerash ai ka dhënë edhe rekomandimet se çka duhet të bëhet që të menaxhohet me pandeminë COVID-19, ku tha se duhet të rriten kapacitetet për trajtimin e pacientëve me COVID-19, të sigurohet aparatura e mjaftueshme dhe diagnostikuese dhe aparatet respiratorë, të rriten kapacitetet e sistemit të oksigjenimit.

Po ashtu, ai tha se modeli i testimit duhet të ndryshohet dhe të shndërrohet në model të testimit në grup, testimeve familjare dhe testimeve në bazë. Kjo tha se është forma e vetme për të vendosur pandeminë në kontroll tash kur rastet janë rritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat