Dy gazetarë nga Kosova në Izrael: Kraja rrëfen bisedën e burrit me ekipën e AP pas bombardimit

Aktuale

Dy gazetarë nga Kosova në Izrael: Kraja rrëfen bisedën e burrit me ekipën e AP pas bombardimit

Më: 15 maj 2021 Në ora: 16:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy raketa izraelite kanë shembur një ndertesë në Gaza ku gjendeshin zyrat e Al Jazeera-s, Associated Press dhe mediumeve të tjera.  Pas gjithë kësaj ngjarje ka reaguar ish- gazetarja nga Kosova, Gerantina Kraja, e cila jeton në Izrael bashkë me burrin e saj, gazetarin Nebi Qena, i cili punon për Associated Press.

Kraja ka treguar për trishtimin që ka përjetuar teksa ka dëgjuar burrin e saj duke komunikuar me ekipin e tij nga Associated Press-it pas gjithë asaj që ka ndodhur.

“E shtangur nga frika derisa dëgjoj burrin tim Nebi Qena teksa i thotë ekipës së tij se do të rindërtojnë gjithçka pasi zyrat e Associated Press në Gaza ku qëndronin ekipet e jashtëzakonshme janë shkatërruar nga një sulm ajror i Izraelit”, ka shkruar Kraja në Twitter.

Image
Postimi i saj

Për ultimatumin rreth bombardimit, e para kishte njoftuar një gazetare e Al Jazeera-s, duke treguar se Izraeli kishte dhënë një orë kohë për evakuim nga ndërtesa.

Edhe një gazetar holandez ka treguar se brenda ndërtesës s’ka qenë askush kur është bombraduar, dreisa ka treguar se pasijet dhe arkivat janë demoluar.

“E pabesueshme. Gazetarët kanë dalë nga ndërtesa me kohë, por pajisjet dhe arkiva, janë shkatërruar”, ka shkruar Olaf Koens.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat