Përplasje në KS të OKB-së, Presidentja Osmani ia bën të qartë këtë gjë Serbisë

Aktuale

Përplasje në KS të OKB-së, Presidentja Osmani ia bën të qartë këtë gjë Serbisë

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 16:41
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Osmani: Ish-ministrat e Millosheviqit po e udhëheqin sot Serbinë

Presidentja Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka kërkuar që Serbia të kuptojë realitetin që Kosova është shtet i pavarur dhe se një e gjë e tillë nuk ka kthim prapa.

Ajo ka folur për mandatin e UNMIK-ut, dialogun me Serbinë dhe qasjen e kësaj të fundit lidhur me gjenocidin e kryer në Kosovë.

Pasi shefi i UNMIK-ut në Kosovë, gjatë raportimit në këtë mbledhje, e bëri përgjegjëse Kosovën lidhur me tensionet e krijuara në veri të vendit pas vendosjes së reciprocitetit për targat e edhe për operacionet e policisë në luftim të kontrabandës, presidentja Osmani bëri të qartë që institucionet e Kosovës i kanë vënë në dijeni NATO-n, KFOR-in e ambasadat e QUINT-it lidhur me ato veprime.

Madje, Osmani ka bërë thirrje që buxheti i destinuar për UNMIK-un të përdoret për diçka më të mirë duke theksuar se mandati i këtij në Kosovë tashmë është në kontradiktë me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Pasi shefi i UNMIK-ut në Kosovë, gjatë raportimit në këtë mbledhje, e bëri përgjegjëse Kosovën lidhur me tensionet e krijuara në veri të vendit pas vendosjes së reciprocitetit për targat e edhe për operacionet e policisë në luftim të kontrabandës, presidentja Vjosa Osmani bëri të qartë që institucionet e Kosovës i kanë vënë në dijeni NATO-n, KFOR-in e ambasadat e QUINT-it lidhur me ato veprime.

Madje, Osmani ka bërë thirrje që buxheti i destinuar për UNMIK-un të përdoret për diçka më të mirë duke theksuar se mandati i këtij në Kosovë tashmë është në kontradiktë me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Osmani: UNMIK-u e ka tejkaluar mandatin e tij

“Republika e Kosovës sot është vend i lirë, sovran, i pavarur dhe gjithnjë e më prosperues. Kjo duhet të shërbejë si dëshmi e mjaftueshme për ta bërë të qartë për të gjithë, se jo vetëm që UNMIK-u e ka tejkaluar mandatin e tij, por është gjithashtu në kundërshtim me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ndërkohë që i falënderojmë për punën e tyre në të kaluarën, ju inkurajojmë juve anëtarë të Këshillit të sigurimit, që ta përdorni buxhetin tuaj për çështje më të rëndësishme. Dhe gjatë përdorimit të këtij buxheti, i ftoj që të jenë të paanshëm dhe të mos dërgojnë mesazh të shtrembëruar për atë se çfarë ka ndodhur në veri të Kosovës, duke treguar njëanshmëri të paprecedent që vetëm sa i kontribuon tensionit në rajonin tonë. Për ironi, Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së, edhe pse është kampion i paqes dhe sigurisë në botë”, tha Osmani.

Në përgjigje për kritikat drejtuar Kosovës lidhur me tensionet në veri të vendit, Osmani ka theksuar se për këtë janë njoftuar aleatët duke përmendur këtu edhe mbështetjen për Kosovën nga SHBA, Britanisë së Madhe e Gjermanisë, pas ngjarjeve në veri ku Policia e Kosovës ndërmori një operacion për luftimin e kontrabandës.

Osmani: Aksioni në veri, veprim ligjor ndaj krimit të organizuar

“Më lejoni t'ju informoj mbi realitetin e kësaj përpjekjeje në sundim të ligjit. Prokurori dhe gjyqtari të cilët kanë bërë hetimin për këtë krim të organizuar, të dy kanë qenë serbë dhe shumica prej zyrtarëve policorë në veri, përderisa, tetë qytetarë të Kosovës janë arrestuar, gjashtë nga ata ishin shqiptarë të Kosovës, një boshnjak, dhe vetëm një serb. NATO, KFOR-i dhe ambasada të QUINT-it kanë qenë në dijeni që ky ka qenë veprim ligjor ndaj krimit të organizuar në të gjithë Kosovën. Më lejoni ta qartësoj se cili është qëndrimi publik i KFOR-it, sipas KFOR-it, operacionet kanë qenë në disa komuna, duke përfshirë edhe ato në veri, dhe Policia e Kosovës ka pasur autoritetin dhe përgjegjësinë e plotë në ekzekutimin veprimeve për sundimin e ligjit, dhe kur ata e bëjnë këtë, ata nuk kanë nevojë për leje shtesë”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka thënë se lufta kundër krimit të organizuar në Kosovë nuk ka etni. Ndërsa lidhur me dialogun me Serbinë, presidentja e Kosovës ka thënë se Kosova përveç që do të ulet në tavolinën e bisedimeve, do të angazhohet në këtë dialog me qëllim të njohjes reciproke.

Osmani: Kosova në mënyrë aktive do të angazhohet në dialog

“Kosova jo vetëm që do të ulet në tavolinë, por në mënyrë aktive do të angazhohet në dialog, ku qëllimi është njohja reciproke. Ky dialog nuk do ta shpëtojë karrierën personale të asnjë politikani në Serbi të përfshirë në proces. Nuk ka të bëj me aventura të rrezikshme që i takojnë shekullit 19. Nuk është dhe asnjëherë nuk do të jetë siç homologët duan, për statusin në Kosovë, i cili është zgjidhur njëherë e përgjithmonë më 2008 me mbështetjen e shumicës prej juve. Dialogu është në mes të dy palëve të barabarta dhe palët duhet të trajtohen si të tilla. Por më e rëndësishmja është që ky dialog është për popujt e dy shteteve, për përmirësimin e jetës së tyre, prosperitet dhe krijimin e sigurisë për ta...Serbia duhet të inkurajohet që të vijë mendje hapur në tavolinën dhe me idetë që do ta çojnë rajonin përpara. Duhet të mirëkuptoj që realiteti i një Kosove të pavarur asnjëherë nuk do të ndryshojë. Ne do të vazhdojmë të jemi forcë pozitive dhe palë konstruktive brenda dialogut, dhe të prezantojmë interesin e vendit tonë në mënyrën më të mirë, duke kërkuar drejtësi për zhdukurit me dhunë gjatë luftës”, tha Osmani.

Presidentja Osmani ka thënë që Serbia është ajo që nuk i ka respektuar marrëveshjet e Brukselit derisa ka theksuar që Kosova i ka respektuar 90% të tyre.

Osmani: Serbia po i injoron obligimet e saj ligjore

“Kosova ka zbatuar shumicën e marrëveshjeve, 90% sipas Brukselit, dhe kur flisni për krijimin asociacionit një-etnik, siç është specifikuar në marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel, kjo është dërguar për aprovim në Gjykatën tonë Kushtetuese, mirëpo kjo gjykatë ka marrë vendim se marrëveshja ka është në kundërshtim të qartë me kushtetutën tonë. Një kushtetutë që është themeluar mbi idenë e promovimit dhe përqafimit e promovimit të multietnicitetit dhe nuk mund të qëndrojë pas një marrëveshje që e bënë të kundërtën e kësaj. Sipas vetë BE-së, që është garantues dhe ndërmjetësues i këtij dialogu, Serbia nuk e ka zbatuar dy të tretën e marrëveshjeve të nënshkruara, kështu që ju lutem, Selakoviq mos na mbani ligjërata për moszbatimin, sepse kjo nuk është hera e parë që Serbia po i injoron obligimet e saja ligjore”, ka thënë Osmani.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, presidentja Osmani ka thënë se ish-ministrat e Millosheviqit po qeverisin në Serbi dhe kanë qëllimet e njëjta vetëm strategjinë e kanë ndryshuar.

Osmani: Ish-ministrat e Millosheviqit po e udhëheqin sot Serbinë

“Në Kosovë më shumë se 30 mijë persona janë vrarë brutalisht. 20 mijë gra janë dhunuar, dhe më shumë se 1600 mijë persona janë ende të zhdukur me forcë, dhe ata gjenden në varrezat masive në Serbi. Më shumë se 1 milionë qytetarë shqiptarë janë zhvendosur nga shtëpitë tyre, çka ka ndodhur në Kosovë dhe rajonin ka ndodhur përpara syve tuaj, syve të botës, nuk ka pasur asnjë përpjekje nga Serbia që t’i mohojë këto krime. Të nderuar, bota asnjëherë nuk harron, nuk duhet të jetë vetëm slogan, asnjëherë nuk duhet të harrojmë fytyrën dhe qëllimin e vërtet të regjimit serb, fatkeqësisht ministrat e Millosheviqit po e udhëheqin vendin sot, strategjia e tyre ndoshta ka ndryshuar por qëllimet e tyre janë të njëjtë, të mbështetura nga propaganda si atë që i dëgjuat sot”, ka thënë presidentja Osmani.

Ajo ka theksuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe ka përmendur aty sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ajo ka përmendur sukseset e xhudistëve kosovarë në Lojërat Olimpike në Tokio, filmin “Zgjoi”, Vasfije Kransiqin e Saranda Bogujevcin.

Osmani: Kosova është vend paqedashës

“Sot shteti ynë një reprezentim i sinqertë i një kombi paqedashës dhe që eksporton paqe. Ushtarët tanë shërbejnë përkrahë trupave të SHBA-së në misione paqeruajtëse, dhe ushtarët tanë janë duke treguar profesionalizëm të pashembullt. Në mes të njërës ndër krizat më të mëdha në histori, njerëzit tonë dhe institucionet tona kanë hapur zemrat dhe mendjet e tyre për qytetarët e Afganistanit që kërkuan strehim. Ky nuk është vetëm reflektim i asaj që jemi si popull, por është një konfirmim i gatishmërisë sonë të qëndrojmë krah aleatëve tanë dhe të kontribuojmë te komuniteti ndërkombëtar. Si ish-refugjatë, nuk e kupton askush më mirë vuajtjen e tyre sesa qytetarët e Kosovës. Ka shumë për të treguar por tani kërkoj nga ju të mbani mendjen dhe zemrën tuaj të hapur për popullin e Kosovës, ne do ta bëjmë punën tjetër. Ju siguroj që shteti më i ri në Evropë, jo vetëm që do t'i tejkalojë pritjet tuaja dhe të vazhdojë të fuqizojë shtetësinë, ne do të vazhdojmë t’i bëjmë aleatët tanë krenarë”, tha Osmani.

I quajti “kasapë të Ballkanit” Thaçin e Veselin, Osmani në OKB i përgjigjet Selakoviqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është përplasur me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviq në OKB.

Osmani i tha Selakoviqit se ajo është qytetare krenare e Republikës së pavarur të Kosovës.

Sipas saj, është mirë që Selakoviq dhe popullata serbe të ballafaqohet dhe ta pranojë këtë realitet.

“Sundimi i ligjit është në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie. Për të ecur tutje me propagandën e fundit të Selakoviqit. Unë jam qytetare krenare e Republikës së Pavarur të Kosovës. Është më mirë që ju të ballafaqoheni me këtë realitet në mënyrë që edhe ata ta shohin një të ardhme për vete ku udhëheqësit e tyre nuk bëjnë lufta”, tha ajo.

“Populli juaj ka vuajtur shumë nga ju, dhe pajtohem se ka një tragjedi prapa secilit refugjat. Unë kam qenë vet një e tillë por mbi 80% e vendit tim janë detyruar të ikin nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Kriminelët e luftës rehabilitohen nga liderët serbë. Selakoviq flet për vdekjen e një gruaje të moshuar në veri. Nuk ka asnjë raport nga askush që mund të fliste për këtë, se kjo grua ka vdekur si rezultat i përpjekjeve të sundimit të ligjit në Kosovë që Selakoviq të vijë këtu e të flas për një informatë të shtrembëruar”, tha ajo, duke iu përgjigjur deklaratës së Selakoviqit se një grua në veri ka vdekur si pasojë e tymit nga gazi lotsjellës i Njësive Speciale.

Ajo po ashtu ka thënë se Selakoviq ia ka huqur.

“Në bazë të raporteve ndërkombëtare, nga 2017 deri në 2020 përqindja e krimeve të motivuara etnikisht nuk është 3 për qind, por ëshë 0.03 përqind. Serbët në Kosovë frikësohen nga strukturat paralele që përkrahen dhe shndërrohen në banda nga presidenti Vuçiq. Ata po shkelin të gjitha të drejtat themelore të serbëve dhe po i kërcënojnë që të mos marrin pjesë në zgjedhje. Do të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë serbët nga këto struktura kriminale”, tha Osmani.

Osmani iu përgjigj Selakoviqit edhe për deklaratën ku ai i quan “kasapë të Ballkanit” krerët e UÇK-së, Kadri Veselin e Hashim Thaçin.

“Kosova ka përkrahur themelimin e Zyrave të Prokurorit të Specializuar. Udhëheqësit kanë bashkëpunuar me këtë tribunal sepse s’kemi çka të fshehim. E vërteta është se NATO ka intervenuar për të ndaluar gjenocidin serb dhe kjo nuk mund të ndryshohet. Ne kemi qenë viktimë dhe serbët kanë qenë agresor”, ka thënë ajo.

***

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është duke u mbajtur mbledhja e radhës për Kosovën, gjatë së cilës është diskutuar edhe aksioni për kontrabandë i Policisë së Kosovës i cili u zhvillua ditë më parë në disa qytete të Kosovës, duke përfshirë edhe veriun e vendit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq ka pretenduar se gjatë këtij aksioni të Policisë së Kosovës janë përdorur armë të zjarrit dhe ‘kimikale’.

“Në sulmin e fundit me armë zjarri nga forcat speciale të Prishtinës janë përdorur armë të zjarrit dhe kimikale. Një 71 vjeçar ka vdekur nga këto kimikale të përdorura. Këto provokime demonstrojnë se institucionet nuk kanë për qëllim të implementojnë marrëveshjet arritura në dialog”, ka thënë ai.

Selakoviq ka shtuar se ‘dhuna nga Policia e Prishtinës po bëhet çështje e përditshmërisë për serbët në veri të Kosovës’ duke theksuar se është hera e nëntë që organet e rendit të Kosovës po ndërhyjnë në veri.

Ndaj këtyre, deklaratave ka reaguar në fjalën e saj, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu.

Ajo tha lufta kundër krimit nuk është e negociueshme me askënd.

Ajo theksoi se aksioni i organeve të drejtësisë ka qenë veprim ligjor dhe se nuk ka qenë kundër një komuniteti të caktuar.

“Lufta kundër krimit nuk është e negoicionushme. Ka qenë veprim në shumë qytete të Kosovës dhe jo vetëm në veri. Shumica prej të arrestuarve janë shqiptarë. NATO, KFOR-i dhe ambasadat e shteteve mike të Kosovës, kanë qenë në dijeni se kjo ka qenë një veprim ligjor. Lufta kundër krimit të organizuar është e përbashkët. Aksioni ka qenë në shumë qytete të Kosovës në qytete të ndryshme me një të përbashkët, luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar”, tha ajo.

Përfaqësuesja e Francës në Këshill të Sigurimit: Kriza në veri, ilustrim se s’ka alternativë tjetër pos dialogut

Përfaqësuesja e Francës në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara, ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që të vazhdojnë dialogun si të vetmen alternativë për zgjidhjen e kontesteve mes tyre.

“Zgjidhja e kontesteve mes Beogradit dhe Prishtinës është çështje e sigurisë evropiane. Tensionet e fundit në veri të Kosovës janë përkujtuese për këtë, në këtë aspekt ne mirëpresim marrëveshjet e bëra në Bruksel më 30 shtator me lehtësimin e Përfaqësuesit Special të BE-së Mirosllav Lajçak. Ne kërkojmë nga të dyja palët që të arrijnë deri te një zgjidhje afatgjate për këtë çështje. Kjo krizë është ilustrim i mëtutjeshëm i faktit se nuk ka alternativë tjetër ndaj dialogut, qoftë për Kosovën dhe qoftë për Serbinë.

Nuk ka asnjë rrugë tjetër përpos një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse ligjore për një zgjidhje të qëndrueshme për kontestin mes dy vendeve. Ne kërkojmë nga Beogradi dhe Prishtina që të vazhdojnë me dialog konstruktiv në frymën e kompromisit të lehtësuar nga BE-ja. Kemi nevojë që t’i ikim çfarëdo akti të njëanshëm që mund ta minojë këtë dialog. Marrëveshjet për këtë të arritura përmes dialogut që nga viti 2011 kanë krijuar përparësi të dukshme tek popullata dhe mbesin obligative për të dyja palët. Ne i kërkojmë që të gjitha palëve që të respektojnë dhe zbatojnë të gjitha obligimet e tyre të arritura përmes dialogut”.

“Presidenti jonë Emmanuel Macron është i përkushtuar plotësisht në këtë drejtim dhe në përpjekjet që bën Përfaëqësuesi Special i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak dhe ne gjithashtu dëshirojmë të mbështesim përpjekjet për reforma që po bën qeveria në Kosovë , veçanërisht për luftimin e korrupsionit, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik”.

 

Osmani shpalos krimet e Serbisë në OKB: E kemi kancerin në zemër të Europës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Këshillin e Sigurimit në OKB ka folur për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë dhe ka akuzuar udhëheqjen në Serbi se po vazhdon me qëllimet e njëjta me ato që kishte pasë krimineli Sllobodan Millosheviq.

Për këtë të fundit, Osmani tha se Aleksandar Vuçiq flet me admirim për regjimin e Millosheviqit dhe e bën të njëjtën propagandë si ai.

“Më lejoni të flas për rezultatet e regjimit. 140 mijë persona kanë humbur jetën gjatë gjenocidit të Millosheviqit në ish-Jugosllavi. Në Kosovë më shumë se 30 mijë persona janë vrarë, 20 mijë gra janë dhunuar dhe më shumë se 160 mijë persona janë zhdukur dhe akoma po hapen varre masive. Mbi 1 milion qytetarë janë zhvendosur nga Kosova. Këto kanë ndodhur para syve tuaj, përpara syve të botës”.

“Nuk duhet të harrojmë regjimin serb. Fatkeqësisht ministrat e Millosheviqit po e udhëheqin vendin sot dhe strategjia e tyre ndoshta ka ndryshuar, por qëllimet e tyre janë të njëjta. Ka propagandë të njëjtë”.

Ajo ka thënë se kur Vuçiqi përmend “targetin prej nëntë kilometrave të armikut” do të thotë se nuk është vetëm Kosova brenda atij kilometri, por tetë shtete, gjashtë prej të cilave janë shtete anëtare të NATO-s.

“Kancerin e kemi në zemër të Europës që të krijojë botën serbe që ndihmohet nga aleati i tyre Rusia. Pavarësia e Kosovës është permanente dhe e pakthyeshme dhe sa më shpejt që të gjithë vijnë te termet e këtij realiteti më e mirë do të jetë për paqe dhe stabilitet për të gjithë rajonin. Republika e Kosovës ka të drejtë të ekzistojë dhe nuk mund të mohohet, ndalohet dhe më e rëndësishmja nuk mund të injorohet. Shumica e botës e ka njohur Republikën tonë të re dhe koha ka ardhur që edhe ju të tjerët ta bëjnë”.

Osmani ka bërë thirrje që të dëgjojnë rrëfimin dhe të vërtetën e Kosovës dhe tha se Kosova është aty për të adresuar çështjet.

***

Osmani përmend Norën, Distrian e Majlindën në OKB

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku po diskutohet mbi Raportin e Sekretarit të Përgjithshëm mbi Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Presidentja Osmani ka thënë se është nder për të që të përfaësojë 22 vite pas luftës Kosovën në OKB, teksa dikur e shihte si refugjate këtë mbledhje.

Osmani tha se Kosova një ditë do të jetë pjesë e OKB-së.

“Dëshiroj të them një falënderim të mirëqenë, faleminderit nga populli i Kosovës. Tregimi jonë nuk ka përfunduar dhe potenciali jonë nuk ka përfunduar. Një ditë do të bashkohemi me ju në këtë tavolinë si pjesë e OKB-së. Sakrifica jonë ka qenë shumë e madhe që të kthehemi prapa”, tha Osmani.

Tutje, ajo tha se institucionet në Kosovë po punojnë që të kthejnë mirëqenien ekonomike në vend.

“Sot kosovarët besojnë që kemi gjithpërfshirje të barabartë dhe po punojmë që të kthejmë pritshmëritë në realitet. Besimi në institucione asnjëherë nuk ka qenë më i lartë. Kosova ka qenë njëra nga shtetet më demokratike në rajon. Kemi dyfishim në GDP”, tha ajo.

Ajo tutje shtoi se tregimi për Kosovën është tregim i popullit  të saj.

“Marrëdhëniet politike shpresoj që të reflektojnë në ekzistencën ekonomike. Përveç se kemi administrime të vaksinave në Kosovë, Kosova jo veç që po vaksinon më së shpejti, ka kaluar regjionin dhe disa shtete të BE-së. Kosova është në një periudhë reformash për sundimin e ligjit. Tregimi për Kosovën gjithëherë ka qenë tregim i popullit të Kosovës”, tha ajo.

Në këtë kontekst, ajo përmendi medalistet e arta, Distria Krasniqin, Majlina Kelmendin e Nora Gjakovën.

“Sot është tregimi për tri femrat tona, Majlinda, Nora dhe  Distria, tri medalistet tona të arta. Po ashtu edhe Fahrije Hoti në film, në “Sundance”. Po ashtu është Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës në luftë.  Po ashtu është Saranda Bogujevci, që është nënkryetare e Kuvendit. Nga Dua Lipa tek Rita Ora, e gjithashtu tek akademikët dhe shkencëtarët. Shteti jonë është një prezentim i paqes dhe ushtarët tonë shërbejnë edhe në misione paqësore. Në mes të krizave shumë të mëdha, institucionet tona kanë hapur dyert për qytetarët e Afganistanit, si konfirmim që jemi të gatshëm të qëndrojmë me aletatët tanë. Si ish-refugjatë, askush s’e kupton më mirë vuajtjet e tyre. Kërkoj që të mbajmë mendjen dhe zemrën e hapur për Kosovën”, tha ajo.

***

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, i ka bërë thirrje Serbisë që të kuptojë realitetin se Kosova e pavarur më s’ka kthim prapa.

Duke folur në kuadër të mbledhjes periodike për situatën në Kosovë, Osmani ka bërë thirrje për pranim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Osmani po ashtu ka thënë se mandati i UNMIK-ut tani është në kontradiktë me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën dhe ka bërë thirrje që të vendoset buxheti i dedikuar për të për përdorim më të mirë.

Ajo ka thënë se Kosova është e gatshme të ulet në dialog me qëllimin final për njohje reciproke.

“Kosova gjithmonë ka qenë fqinj paqësor, fqinj i cili nuk i ka përdorur institucionet që të ndërhyjë në institucionet e vendeve të tjera dhe nuk kemi krijuar destabilizim. Fatkeqësisht nuk mund të themi se ky është rasti me Serbinë”, ka thënë ajo.

“Serbia duhet ta kuptojë që realiteti i Kosovës së pavarur kurrë s’do të ndryshojë”, ka vazhduar Osmani.

Osmani më tej ka thënë se Kosova ka zbatuar 90 për qind të Marrëveshjeve së Brukselit, dhe se është Serbia ajo që s’i ka respektuar.

Për aksionet e fundit institucionale në veri, ajo ka demantuar shefin e UNMIK-ut duke thënë se NATO-ja dhe KFOR-i, dhe ambasadat e tjera të QUINT-it kanë qenë në dijeni.

Duke iu përgjigjur ministrit të Jashtëm serb, Osmani i ka thënë atij të mos mbajë ligjërata.

Luftën kundër krimit të organizuar, Osmani e ka cilësuar luftë që s’ka cak një etni.

Në fjalimin e saj, Osmani ka përmendur edhe storie suksesi nga Kosova duke nisur nga xhudistet e tek filmat që kanë shpërthyer në arenën ndërkombëtare.

Është lavdëruar edhe për procesin e vaksinimit.

***

Presidentja Vjosa Osman ka deklaruar se Republika e Kosovës sot është vend i lirë, sovran, i pavarur dhe gjithnjë e më i begatë.

"Kjo duhet të shërbejë si dëshmi e mjaftueshme për ta bërë të qartë për të gjithë se jo vetëm që UNMIK–u, e ka TEJKALUAR mandatin e tij, por është gjithashtu në KUNDËRSHTIM me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë - një organ i OKB -së. Ndërkohë që i falënderojmë për punën e tyre, ju inkurajojmë që ta përdorni buxhetin tuaj për çështje më të rëndësishme...", u shpreh ajo

 Presidentja Osmani në KS të OKB-së ia bënë të qartë këtë gjë Serbisë

(E plotësuar 17:15)-  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, i ka bërë thirrje Serbisë që të kuptojë realitetin se Kosova e pavarur më s’ka kthim prapa.

Duke folur në kuadër të mbledhjes periodike për situatën në Kosovë, Osmani ka bërë thirrje për pranim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

***

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është duke folur para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Para 22 viteve kam dëgjuar takimet e OKB-së për fatin popullit tonë përderisa kam qenë refugjate dhe tani si Presidente dua të ju falënderoj unë dhe populli ynë, pasi shohim shtetin tonë i cili është i pavarur dhe sovran, dhe kjo është bërë më ndihmën e aleatëve tanë”, tha Osmani.

E ardhmja jonë është e ndritur dhe një ditë do iu bashkohemi në tavolinë”, shtoi tutje presidentja.

“Ne kemi kaluar shumë, sakrifica jonë ka qenë shumë e madhe që të kthehemi mbrapa, andaj shohim para”.

“Personat në Kosovë qëndrojnë për të gjithat vlera për mirëqenie. Sot ata besojnë që të kemi gjithëpërfshirje të barabartë, ne po bëjmë gjithçka që të kthejmë besimin në realitet”.

“Më lejoni të kërkoj nga ju qe të mbani mendjen dhe zemrën e hapur për Kosovën, neve na leni punën tjetër, ne do ta bëjmë punën e duhur në bashkëpunim me vendet aleate”.

***

Në fjalimin e saj para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për sukseset e Kosovës si shtet. Ajo është ndalur te sukseset ekonomike të vendit. Po ashtu, Osmani përmendi vaksinimin si sukses të shtetit.

“Tregimi për Kosovën është tregimi i popullit të saj”.

Ajo ka përmendur edhe sukseset e grave të Kosovës në xhudo si dhe në kinematografi.

(E plotësuar 16:55) - Shefi i UNMIK-ut flet para OKB-së për bisedën me Kurtin, kjo është thirrja e tij për Qeverinë e Kosovës

Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin para Këshillit të Sigurimit tha se zgjedhjet në Kosovë po afrohen dhe tashmë fokusi duhet të jetë tek realizimi i pritjeve të larta të qytetarëve.

“Derisa Kosova po iu afrohet edhe njëherë zgjedhjeve lokale brenda dy ditësh, fokusi në nivelin qëndror dhe lokal tani duhet të orientohet në realizimin e pritjeve të larta të njerëzve për ndryshim”.

 

“Pse pjesëmarrje kaq e lartë në zgjedhjet e kaluara të përgjithshme, në fakt atë qe populli kërkonte ishte një qeveri më aktive dhe më përgjegjshme e cila qartazi do të përmbushte agjendën e reformave të premtuara gjatë fushatës, përveq kësaj, votuesit duan qartë që institucionet publike të punojnë në favor të mirëqenies së njerëzve, për dallim nga e kaluara, ata duan barazi më të madhe, mundësi më të mira ekonomike, drejtësi dhe llogaridhënie”, u shpreh Tanin.

Ai tha se kryeministri Kurti e ka siguruar për fokusimin e tij në agjendën e reformave të premtuara.

“Kryeministri Kurti i cili në të paktën dy raste ka ndarë me mua prioritetet kryesore të qeverisë së tij, më siguroi për fokusimin e tij në këtë agjendë reformash, duke e quajtur atë prioritet parësor të tij”.

Tutje, ai bëri thirrje për përqëndrin në rindërtimin e lidhjeve të besimit.

“Unë sot publikisht i bëj thirrje qeverisë siç kam bërë privatisht  që të përqëndrohet në rindërtimin e lidhjeve të besimit të rrënuara kaq gjatë midis të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe lidershipit politik. Rindërtimi i besimit kërkon një qasje të sinqertë ndaj procesit të dialogut të Beogradit dhe Prishtinës si dhe krijimin e një atmosferë inkurajuese në mesin e komuniteve të ndryshme brenda Kosovës”, tha Tanin.

Si UNMIK-u, edhe Serbia fajëson Kosovën për tensionet në veri

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për zhvillimet në Kosovë, Zahir Tanin, ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për tensionet e shkaktuara në fund të shtatorit në veri të Kosovës. 

Me qëndrime të njëjta fajësuese për Kosovën është paraqitur edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq.

“Gjendja e sigurisë në Kosovë në periudhën e kaluar është shënuar me numër të rritur të sulmeve me prapavijë etnike e shënjestër serbët. Institucionet e përkohshme kanë vazhduar të ndërmarrin hapa të njëanshme. Diskriminimi ndaj serbëve dhe kishës serbe ka vazhduar.

Veprime të tilla po ndërmerren çdo ditë nga Prishtina me ritëm të përshpejtuar dhe janë duke i shkelur marrëdhëniet e arritura nga dialogu në Bruksel”, ka thënë ai.

***

Ka filluar të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku diskutohet Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm mbi Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Shef i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka thënë se operacioni në veri do të duhej të ishte i koordinuar me ndërkombëtarët, gjë që nuk ka ndodhur.

Tanin në këtë rast foli për operacionin në pikat kufitare.

“Në mëngjesin e 20 shtatorit, Prishtina ka nisur një operacion policor në Kosovën veriore me qëllim të zbatimit të masave të reja të targave. Duke marrë parasysh diskutimet për lirinë e lëvizjes të realizuara përmes dialogut, do të duhej të ishte e natyrshme të pritej një komunikim i hershëm dhe i qartë me ata që preken. Megjithatë, komunikimi ka qenë i paktë. Bashkësisë Ndërkombëtare nuk i është dhënë njoftim paraprak dhe është krijuar një bllokadë nga protestuesit. Njësitet njëherë kanë përdorur gazin lotsjellës dhe granatat zhurmuese të tymit për shpërndarjen. Gjatë ditëve pasuese numrat e Njësisë Speciale u rritën”, tha ai.

Sipas tij, ky ishte një episod që lehtë mund të përshkallëzohej në gjakderdhje të vërtetë.

“Më 26 shtator një zjarr ende i pashpjeguar ka ndodhur në Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok. Ushtria e Serbisë dërgoi në afërsi një togë si forcë reaguese në veri të kufirit administrative, dhe bëri disa fluturime. Zyrtarët ndërkombëtarë që kanë përvojë të gjatë në terren, vështirë se do të mund të befasoheshin nga ky ndryshim. Fati që kjo përpjekje nuk është diskutuar përmes kanaleve të krijuara, përmes dialogut, rezultoi me një përshkallëzim të pashmangshëm që zgjati 10 ditë. Në veri mund të quhet një episod që shumë lehtë mund të shndërrohej në gjakderdhje të vërtetë”, tha tutje Tanin.

Ai foli edhe për aksionin e të mërkurës në veri kundër kontrabandës, ku pati edhe incidente.

Ai hedhi dyshime se KFOR-i ishte i njoftuar për dërgimin e Njësisë Speciale atje.

“Këtë të mërkurë Njësitë Speciale prapë u dërguan në veri që u përshkruan si një operacion kundër kontrabandës. Është diskutabile nëse KFOR-i është njoftuar paraprakisht për dërgimin e Njësive Speciale atje. Konfrontimet rezultuan me një numër të konsiderueshëm të të lënduarve. Popullata civile në veri të Mitrovicës raportoi lëndime në shtëpitë e tyre nga gazi lotsjellës. Protestuesit gjuajtën me gurë, dhe sipas policisë disa të dyshuar përdorën edhe armë zjarri kundër policisë. Përfaqësuesi i lartë i BE-së deklaroi se “Veprimet e njëanshme dhe pakoordinuara janë të papranueshme”, tha Tanin.

Në këtë seancë po merr pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

***

Ka nisur takimi i radhës i Këshillit të Sigurimit (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB), lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.

E pranishme është edhe Presidentja Vjosa Osmani, e cila ka udhëtuar për në Nju Jork.

Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, presidentja Osmani do të paraqesë të arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës, sfidat dhe perspektivën.

Takimi i KS të OKB-së për Kosovën që do të mbahet sot do të jetë i dyti për këtë vit pas atij të mbajtur me video-lidhje në prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat