Rrëfehet miku i Ledjonit që u vra në autobusin e Gllogjanit: I pashë duart e mia me gjak

Aktuale

Rrëfehet miku i Ledjonit që u vra në autobusin e Gllogjanit: I pashë duart e mia me gjak

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 13:37
Zeqe Malaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten e kaluar në Deçan të Kosovës, ku një person ka qëlluar me AK-47 drejt një autobusi të shkollës. Nga kjo ngjarje kanë mbetur të persona të vdekur. Ndërkohë ende vijon që të mbetet e pazgjidhur shkaku i kësaj ngjarje që ka tronditur opinionin publik.

Ditën e sotme ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, Zeqe Malaj, shoku që ka dërguar në spital Ledjonin, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Malaj u shpreh se në vendin e ngjarjes kanë qenë menjëherë policia dhe ambulanca. Zeqe, i cili nuk ka qenë në autobus, është shprehur se kanë qenë gati 10 sekonda kur ka nxjerrë Ledionin nga autobusi.

“Ka qenë gati 10 sekonda kur unë kam nxjerrë Ledjonin nga autobusi. Ndjeva rrugës që pulsi pushoi, Ledioni më vdiq në prehër. Plumbin e kishte marrë pas në shpinë. Teksa isha në makinë pashë duart e mia me gjak. Gjatë gjithë rrugës jam munduar ti flas e ta zgjoj. Kur kemi shkuar në emergjencë në Deçan, mjekët dhanë maksimumin e tyre”, tha Malaj.

Ky i fundit shtoi se autori duhet të kapet, shteti po merret me zbardhjen e kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat