Ndalohen motorët e borës në Brezovicë

Aktuale

Ndalohen motorët e borës në Brezovicë

Më: 23 janar 2022 Në ora: 19:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas aksidentit të ditës së shtunë në qendrën e skijimit në Brezovicë, brenda shtigjeve të skijimit, ku një motor bore u aksidentua me një skiator, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar Brezovicën. Ai u takua me kryetarin e komunës së Shtërpcës Dalibor Jevtic. Gjithashtu, ai është takuar edhe me komandantin e policisë të Komunës së Shtërpcës, Dragan Stefanovic, ku folën për çështje të sigurisë dhe menaxhimit të ri të qendrës së skijimit.

Kjo pasi këtë sezon Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë nën menaxhim këtë qendër.

Sfeçla është zotuar që mjetet motorike nuk do operojnë me në qendrën e skijimit përveç atyre emergjente. Ai gjithashtu deklaroi se rrugët do të jenë të kalueshme.

Kjo për faktin se ditën e aksidentit, e që aksidente të tilla me motor bore në këtë zonë prej vitesh janë bërë problem për vizitorët, ekipet mjekësore janë vonuar për shkak të bllokimit të rrugës nga kaosi i parkimit të automjeteve vend e pa vend!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat