Konferenca për media/ Ministrja finlandeze jep lajmin e mirë për liberalizimin e vizave, ja kur pritet të ndodhë

Aktuale

Konferenca për media/ Ministrja finlandeze jep lajmin e mirë për liberalizimin e vizave, ja kur pritet të ndodhë

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 07:13 Përditësuar në ora: 12:09 më 04.07.2022
Foto nga takimi

​Finlanda dhe Irlanda mbështesin liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Shteti i Finlandës dhe Irlandës kanë shprehur mbështetjen e Kosovës për liberalizimit të vizave dhe anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen u shpreh optimiste se në vjeshtë do të ketë rezultate të mira për vizat.

Këto deklarime të dyja vendet i bënë pas takimit që zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi zhvilloi me delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.

Zëvendëskryeministri Bislmi u shpreh se këto dy shtete janë partnerë strategjik të Kosovës, ndërsa orientimi i përbashkët properëndimor po i sjell afër njëri-tjetrit.

Ai shpreson se anëtarësimi i Finlandës në NATO, të ndodhë sa më shpejt, derisa theksoi nevojën për marrëdhënie të mira ekonomike mes vendeve.

Bislimi: Anëtarësimi i shpejt i Finlandës në NATO të përfundoj me sukses

Vlerësojmë lartë mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të të dyja vendeve mike në rrugëtimin e Kosovës drejtë liberalizimit të vizave, integrimit evropian, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe NATO, por edhe në organizata tjera ndërkombëtare. Agresioni i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës, na vendosi përballë sfidave të përbashkëta. Shpresojmë që anëtarësimi i shpejt i Finlandës në NATO të përfundoj me sukses dhe të pasohet pastaj edhe me anëtarësimin e Kosovës...03’45 Po ashtu, folëm edhe për të arriturat e Kosovës në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Plani Kombëtar i Zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe Agjendës të Reformave Evropiane ERA 2 si pikënisje për synimin e Kosovës që këtë vit të dorëzojmë aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës. Marrëdhëniet e Kosovës duhet të forcohet me Finlandën dhe Irlandën edhe në aspektin socio-ekonomik, jemi shumë larg potencialit për shkëmbim ekonomik e sidomos shohim hapësirë për rritje të eksporteve tona drejt Finlandës dhe Irlandës”, u shpreh ai.

Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen u shpreh se shteti finlandez është mbështes i të gjitha aspiratave euro-atlantike të Kosovës.

Tuppurainen shprehet optimiste që në vjeshtë do të ketë rezultate pozitive sa i takon liberalizimit të vizave.

Tuppurainen: Për liberalizim të vizave jam optimiste që në vjeshtë do të kemi rezultate pozitive

E konfirmova që ne mbështesim liberalizimin e vizave unë thash se është koha tani dhe i nevojiten krejt kriteret kryesore dhe pasi të përmbushin kriteret atëherë duhet ta keni të drejtën që të merrni liberalizimin e vizave. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim të vizave dhe është koha që të lëvizim përpara, ne kemi mbështetur negociatat që flasin në favor të Kosovës në atë drejtim unë jam optimiste që ne do të vazhdojmë përpara në këtë çështje, në muajt në vijim ndoshta këtë vjeshtë duhet të shohim rezultate pozitive. Po ashtu, ne mbështesim edhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës kjo promovon demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe zbatimin e ligjit dhe këto janë elementet kryesore të rendit ndërkombëtar dhe unë besoj që anëtarësimi juaj në Këshillin e Evropës do të jetë natyrale, një vazhdim i natyrshëm në rrugëtimin tuaj evropian që Finlanda vazhdimisht e mbështet”, theksoi ai.

Ministrja finlandeze e derisa e ka përshëndetur ujdinë për energjinë në mes të Kosovës dhe Serbisë, u shpreh se shteti i saj ka bërë shumë për këtë proces.

Ajo kërkoi që Kosova të jetë e kujdesshme në veprimet e saj të që mos ketë eskalim.

Tuppurainen: Ne kemi investuar shumë në këtë dialog

Unë e çmoj marrëveshjen e fundit për energjinë për udhërrëfyesin për energjinë kur kemi të bëjmë me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë këto marrëveshje kanë qenë edhe më herët në kornizën e dialogut dhe besoj që do të pasohet edhe me progres të mëtutjeshëm në dialog dhe siç e dini Finlanda mbështet të gjitha përpjekjet për të gjetur zgjidhje të përbashkët, të pranueshme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t’i normalizuar marrëdhëniet jam shumë falënderuese që kemi arritur deri aty.....14’\09 Kur kemi të bëjmë për dialogun me Kosovës dhe Beogradit e di që ne kemi investuar shumë në këtë dialog dhe është një projekt i veçantë që është në vazhdim dhe ne mbështesim fuqimisht përfaqësuesin e BE që po punon në këtë drejtim, ne e kuptojmë që Kosova ka të drejtën ligjore dhe të drejtën e plotë që të bëjë lëvizjes e saj kur kemi të bëjmë me targat, por ne iu inkurajomë që të konsideroni të gjitha veprimet në mënyrë të kujdesshme që të mos eskalohet në çka do qoftë në ndonjë zhvillim që do të ishte përkeqësim për aspiratat tuaja në rrugëtimin tuaj”, theksoi ministrja finlandeze.

Mbështetje për liberalizim të vizave dhe anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, ofroi edhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne, i cili tha se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, është sinjal i mirë se Qeveria është serioze.

Byrne: Irlanda e mbështet liberalizimin e vizave

Irlanda e mbështet liberalizimin e vizave por ka një pozicion tjetër sepse nuk jemi pjesë e schengenit ne si Irlandë drejtpërdrejtë nuk vendosim në këtë çështje për shkak të Irlandës Veriore dhe marrëdhëniet që i kemi atje ...ne iu mbështesim fuqimisht jo vetëm për perspektivën tuaj evropiane dhe pikëpamjet tuaj ndërkombëtare si komb si vijnë nga Irlanda dhe qasja jonë tek organizatat multilaterale dhe ndërkombëtare ka pas sukses për Irlandën...17’55 Qeveria juaj apo shteti i Kosovës po kërkon anëtarësim në Këshill të Evropës është një risigurim i shkëlqyeshëm për qytetarët që kjo qeveri është serioze për të drejtat e njeriut dhe që i ka vendosur të drejtat e njeriut pikë së pari në rend të parë dhe është një sinjal shumë i mirë edhe për atë është Këshilli i Evropës dhe iu urojmë suksese dhe do të punojmë shumë brenda organizatave që të sigurojmë një rrugëtim të pranueshëm nga të tjerët e di që është një sinjal i mirë për popullin tuaj dhe pjesën tjetër të botës”, theksoi Byrne.

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne u shpreh se dialogu është pikëpamja për e mirë për të zgjidhur çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Byrne: Dialogu është pikëpamja më e mirë për t’i zgjidh dallim

Qëllimet e Evropës është që mirëmbajnë që të ruajnë paqen dhe prosperitetin dhe progresin dhe që të punojmë së bashku me fqinjët tanë dhe puna së bashku është çelësi kryesor. Në BE ne punojmë me Kosovën si partner që të sigurojmë paqe dhe stabilitet dhe veçanërisht në këtë pjesë të konitetintit ku konfliktet apo shenjat e konfliktit janë akoma. Ne patëm mundësi sot për të diskutuar për aspiratat evropian përfshirë Këshillin e Evropës sikurse edhe zhvillimet e fundit dhe zhvillimet pozitive të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog për ne dhe sipas pikëpamjes sonë është më i miri për të zgjidhur diferencat apo dallimet dhe për të avancuar perspektivën evropiane të Kosovës. Ne e dimë në Irlandë se është një rrugë e vështirë mund të jetë për pajtimin se kërkon durim dhe çdo marrëveshje e paqe ka kompromise për të gjitha anët...Ne kemi parimet e barazisë, njohjes së njëri-tjetrit dhe është mirë të përmendin edhe marrëveshjen për energjinë që keni arritur dhe është një momentum i mirë në këtë proces”, u shpreh ai.

Të dy delegacionet ai i shtetit të Finlandës dhe Irlandës, të kryesuar ngaMinistrja e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne u takuan edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Bislimi shpreson në ndihmën e Finlandës dhe Irlandës për liberalizim dhe anëtarësim në NATO

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova gëzon marrëdhënie të shkëlqyera me Finlandën dhe Irlandën.

Në konferencë për medie pas takimit me delegacionin nga Finlanda e Irlanda, Bislimi ka thënë se shpreson që Kosova të ndihmohet nga këto dy shtete për liberalizim të vizave dhe anëtarësim në NATO.

Finlanda dhe Irlanda janë partnerë strategjikë për Kosovën, teksa marrëdhëniet forcohen bashkëpunimi jonë vazhdon të rritet. Orientimi ynë na sjellë gjithmonë më afër njëri tjetrit. Vlerësojmë mbështetjen drejt liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin ne NATO e organizata ndërkombëtare. Shpresojmë që anëtarësimi i Finlandës në NATO të përfundojë me sukses dhe pastaj edhe i Kosovës. Kosova është dëshmua partnere serioze në bashkëpunimin ndërkombëtar”, tha Bislimi.

Bislimi ka kërkuar nga këto dy shtete që bashkëpunimi të jetë edhe ekonomik, për të cilën tha se do të jetë në të mirë të tria shteteve.

Kemi shprehur gatishmërinë të strehojmë 5000 refugjatë nga Ukraina. Folëm edhe për të arriturat e Kosovës për marrëveshjen e Stabilizim Asocim. Marrëdhëniet e Kosovës me shtetet e Irlandës dhe Finlandës duhet të forcohen edhe në aspektin ekonomik. Ndërveprimi ekonomik do të sjellë benefite si për Kosovën po ashtu edhe për Finlandën dhe Irlandën”, tha tutje Bislimi.

Ministrja finlandeze: Ndoshta këtë vjeshtë mund të shohim rezultate për liberalizim të vizave

Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen, ka thënë se e mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Ajo, në një konferencë për media pas përfundimit të takimit me zëvendëskryeminitrin Besnik Bislimi, është deklaruar edhe për vendimin e qeverisë për targat RKS.

I mbështesim të gjitha kriteret e Kosovës për liberalizim të vizave. Kosova është i vetmi vend që nuk ka viza në Ballkanin Perëndimor është që të lëvvizim përpara, i kemi mbështetur negociatat që flasin në aspekt të Kosovës. Jam optimiste që do të vazhdojmë para në këtë çështje, besoj se në muajt në vijim ndoshta në këtë vjeshtë mund të shohim rezultate”, ka thënë Tuppurainen.

Po ashtu, e mbështesim edhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është një projekt i veçantë. Mbështetja jonë nuk mungon as edhe për përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për punën në dialog. E kuptojmë që Kosova e ka të drejtën ligjore të plotë të bëjë lëvizjet e saj, kur ka të bëjë me targat”, tha tutje ajo.

​Bislimi pret në takim ministren finlandeze, Tuppurainen

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi sot ka pritur në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen.

Krahas zëvendëskryeministrit Bislmi në takim me delegacionin finlandez po marrin pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, zëvendësministri i Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe deputetë nga Komisioni për Punë të Jashtme.

E këtë takim ishte paraparë të ishte i pranishëm edhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne por ka pas disa vonesa në fluturim, andaj shpejt pritet të arrijë në objektin e Qeverisë.

Pas takimit do të ketë konferencë të përbashkët për media.

Bislimi i pret në Qeveri sot dy delegacione nga Finlanda dhe Irlanda

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sot në mëngjes do të presë në Qeveri delegacione nga Filanda dhe Irlanda.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, delegacionet kryesohen nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.

“Pas takimit do të ketë konferencë të përbashkët për media.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 08:45”, njofton ZKM.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat