Spahiu, Kurti të dorëzohet ose përleshje e armatosur e Policisë me strukturat paralele të Serbisë

Aktuale

Spahiu, Kurti të dorëzohet ose përleshje e armatosur e Policisë me strukturat paralele të Serbisë

Nga: F. B. Më: 26 gusht 2022 Në ora: 11:07
Analisti Nexhmedin Spahiu

Analisti politik dhe profesori universitar Nexhmedin Spahiu për gazetën “Nova.rs” ka deklaruar se në prag të një shtatorit ekzistojnë dy skenar të mundshme “Pranim i kërkesave të Kurti apo përleshje e re mes Policisë së Kosovës dhe strukturave paralele që financohen nga qeveria e Serbisë “, transmeton “Bota Sot”.

Shpresoj që mos të vijë tek kjo situatë dhe të arrihet marrëveshje mes Vuçiqit edhe Kurtit, përndryshe na pret përleshje dhe sfidë e re mes Policisë së Kosovës dhe strukturave paralele serbe në veri të Kosovës, që financohen nga qeveria e Serbisë. Këta janë ata të njëjtit që deri tash kanë organizuar e ngritur barrikada, të cilët qeveria e Kosovës i toleron për shkak të paqes në atë hapësirë” tha Spahiu.

E vetmja mënyrë të i iket kësaj, si konsideron profesori Spahiu është që Vuçiq të pranoj kërkesën për dokumentet personale dhe tabelat e regjistrimit të automjeteve.

“Mendoj se nuk do të ndodhë që Kurti të lëshoj pe, sepse ashtu do të poshtërohet thellë. Në këtë moment mendoj se ai është i vetëdijshëm për këtë se mbase ka qenë ma mirë të mos ndërmerrte këtë hap, por tash nuk ka kthim prapa. Amerikanët e detyruan të shtyjë aplikimin e këtyre vendimeve, por nëse tash heq dorë, mendoj s kjo do ta poshtëronte. Prandaj mendoj se Vuçiq duhet të pranoj këto masa apo të heq vendimin për lëshimin e letrave të përkohshme qytetarëve të Kosovës gjatë hyrjes në Serbi. Atëherë edhe Kurti heq vendimin e tij, kështu që mendoj se kjo do ishte më praktike në këtë moment, pasi Serbia nuk fiton asgjë me lëshimin e asaj letre shtetasëve të Kosovës që hyjnë në Serbi, përveç se humbet koha, letra edhe harxhohet toneri i shtypësit” tha Spahiu.

Duke përfunduar Spahiu shprehet se “ Pikërisht në këtë masë Kurti po përpiqet të i dëshmoj Edi Ramës se Vuçiq në thelb nuk është për Ballkanin e Hapur, sepse për çfarë lirie të lëvizjes dhe tregtie të lirë flitet, nëse në hyrje në Serbi duhet të mbushen dokumente të tilla”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat