Abdixhiku uron 28 Nëntorin: Ata para nesh na e lanë flamurin të lirë, ne u detyrohemi fëmijëve një shtet të fortë

Aktuale

Abdixhiku uron 28 Nëntorin: Ata para nesh na e lanë flamurin të lirë, ne u detyrohemi fëmijëve një shtet të fortë

Nga: A.M. Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 10:54
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, duke kujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe sakrificën e brezave që e ruajtën flamurin kombëtar.

Përmes një postimi, Abdixhiku ka rikujtuar se më 28 Nëntor 1912 flamuri i një kombi u bë flamuri i një shteti, ndërsa ka theksuar se në Kosovë breza të tërë e ruajtën atë edhe në kohët kur valëvitja e tij ishte e ndaluar.

Ai ka thënë se secili brez ka përgjegjësinë e vet ndaj atdheut, duke theksuar se brezi i sotëm u detyrohet fëmijëve një shtet të fortë e të drejtë dhe një shoqëri që di të bëhet bashkë.

“Secili brez ka përgjegjësinë e vet ndaj atdheut. Ata para nesh na e lanë flamurin të lirë. Ne u detyrohemi fëmijëve tanë t’u lëmë një shtet të fortë e të drejtë, një shoqëri që di të bëhet bashkë dhe një atdhe ku ata duan ta ndërtojnë jetën e tyre”, ka shkruar Abdixhiku.

Në fund, ai ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen: “Me fat 28 Nëntori, shqiptarë kudo që jeni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat