Kurti sot pret në takim liderët opozitar, PDK e LDK refuzojnë ftesën

Aktuale

Kurti sot pret në takim liderët opozitar, PDK e LDK refuzojnë ftesën

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 07:27
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar liderët e opozitës që të takohen sot.

Por, ftesën e tij për takim e kanë refuzuar PDK-ja dhe LDK-ja.

Deri më tani, vetëm AAK-ja e ka pranuar ftesën për takim nga kryeministri Kurti.

Ndryshe, ky takim pritet që të zhvillohet duke filluar nga ora 12:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat