Flet familjari i gruas së vrarë në QKUK – tregon detaje për martesën e viktimës

Aktuale

Flet familjari i gruas së vrarë në QKUK – tregon detaje për martesën e viktimës

Nga: M.Haziri Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 21:29
Regjep Brahimi

Gruaja shtatzënë e cila ka humbur jetën, është qëlluar me armë zjarri nga një person i cili dyshohet se është burri i saj. Kështu ka bërë të ditur një anëtar i stafit të QKUK-së.

Jetën e kanë humbur edhe gruaja edhe fëmija, dyshohet se vdekja e tyre ka qenë e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur në QKUK, pranë klinikës së Gjinekologjisë.

Për këtë situatë kanë folur për median familjarët e gruas.

Sipas burrit të motrës së gruas së vrarë, Regjep Brahimi, gruaja ka qenë e martuar në Godanc dhe ka qenë e martuar 3-4 muaj mirëpo që përmes policisë dhe socialit viktima është ndarë.

Viktima sipas familjarit ka qëndruar në shtëpi të saj dhe për lindje ka ardhur në spital, përcjell “Bota sot”.

Ndër të tjera familjari tregon se policia ka qenë në njohuri për rastin duke shtuar që viktima nuk ka treguar asnjëhere që ka qenë e kërcënuar.

Më poshtë gjeni videon e plotë ku është deklaruar familjari i viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat