Haradinaj – Kurtit: Ndalu se don me e marrë në qafë këtë vend - ku ia ke qitë hesapin!

Aktuale

Haradinaj – Kurtit: Ndalu se don me e marrë në qafë këtë vend - ku ia ke qitë hesapin!

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 16:55
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e nxjerrë Kosovën “humbëse” me veprimet e fundit.

Sipas Haradinajt, Kurti po tërhiqet dhe po provon zgjedhje fiktive në veri.

“Çka po të ngutet o Albin Kurti me krejt planet, punët e veprimet që po i bën, qoftë duke provuar zgjedhje fiktive në veri, qoftë duke emëruar ministra me urgjencë, qoftë duke kundërshtuar tabela… e gjithmonë duke u tërhequr si dje e si sot e duke e nxjerrë Kosovën humbëse!”, ka shkruar Haradinaj.

“Ku ia ke qitë hesapin, a po don me çdo kusht me e rreziku veriun, apo je i padijshëm e s’po ka kush me të mësu! Ndalu se don me e marrë në qafë këtë vend e këtë popull!”, ka shtuar kreu i AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat