Kritikon Hoti: Me vite shanin, tani ua paguajnë rrymën atyre që vendosën barrikadat

Aktuale

Kritikon Hoti: Me vite shanin, tani ua paguajnë rrymën atyre që vendosën barrikadat

Nga: N.E. Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 15:02
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar vendimin e Qeverisë për ndarjen e parave për borxhin e KOSTT-it.

Sipas Hotit, ata vite me radhë shanin për të njëjtën gjë, ndërsa tani ua paguajnë edhe rrymën atyre që vendosën barrikadat.

“Qeveria sot ka ndarë 17.5 mil euro për borxhin e KOSTT-it ndaj Rrjetit Evropian për furnizimin e komunave në veri. Vite me radhë shanin për të njëjtën gjë. Për dijeni, këto mjete janë të projekteve kapitale që nuk janë realizuar.

Zgjedhjet në veri i shtynë për prill, vendimin për tabela e shtynë pa afat, të arrestuarin për terrorizëm e liruan.

Tani, para se të nisin festën e vitit të ri, ua paguajnë edhe rrymën atyre që vendosën barrikadat”, ka shkruar Hoti.

Ai ka shtuar se “Kjo është qeverisje se jo mahi!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat