Haxhiu tregon punën për të cilën ndjehet krenare si ministre e Drejtësisë

Aktuale

Haxhiu tregon punën për të cilën ndjehet krenare si ministre e Drejtësisë

Më: 1 janar 2023 Në ora: 10:39
Albulena Haxhiu

2022 ka qenë vit i vështirë për Kosovën në fushën e drejtësisë, marrë parasysh problemet me të cilat ballafaqohet vendi ynë tash e një kohë të gjatë.

Megjithatë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është krenare për një gjë përgjatë mandatit gati dyvjeçar si drejtuese e këtij dikasteri.

Në një intervistë për Kk, ku ajo shpalosi copëza nga jeta personale e profesionale, Haxhiu përmendi edhe disa pika për të cilat është krenare me punën.

“Kemi shënuar një progres evident në gjitha prioritetet tona. Reforma në drejtësi, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, adresimi i dhunës në familje dhe adresimi i krimeve të luftës por kemi edhe shumë punë për të bërë”.

“Këto janë reforma shumë të rëndësishme që presim efektet e tyre në vitin e ardhshëm”, tha Haxhiu në këtë intervistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat